E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shokun per nje cift pellumbash burg Dautllarit

Gjykata e Shkalles se Pare ne Korce caktoi dje masen e sigurise Burg pa afat per Arben Dautllarin i cili kater dite me pare vrau nje 36-vjecar dhe plagosi nipin e tij Marsel Dautllari 23 vjec. Prokurorja Dorina Theodhori deklaroi fajtor dhe kerkoi Burg pa afat per vrasesin kerkese e cila u kundershtua nga avokati mbrojtes. Ai kerkoi nje mase me te lehte me argumentin se Dautllari u vetedorezua. Vrasja kishte ndodhur ne shtepine e autorit pasditen e se martes duke nisur si fillim ne lokal pas nje debati per pazare pellumbash. Pas grindjes per nje cift pellumbash Petraq Burnazi kishte marre me vete edhe nipin e Arben Dautllarit Marselin dhe kishin shkuar ne shtepine e Arben Dautllarit ne Sovjan per te kerkuar sqarime per grindjen. Arben Dautllari kishte hyre ne shtepi dhe kishte marre kallashnikovin me te cilin vrau Petraq Burnazin dhe plagosi nipin e vet. Sipas avokatit mbrojtes klienti i tij ka qene ne kushte te renda psikologjike ne momentin kur ka kryer krimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›