E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershton punonjesin e policise pranga 36-vjecarit

Policia e Lezhes ka vene ne pranga nje 36-vjecar me akuzen se kundershtoi nje punonjes policie. Arrestimi i ketij shtetasi sipas burimeve policore u be pasi dy dite me pare rreth ores 15.50 ka qene duke drejtuar nje mjet motor pa targa ne qytetin e Lezhes duke prishur rendin dhe qetesine publike. Me pas ne vendin e ngjarjes ka shkuar patrulla e pergjithshme e Komisariatit te Policise Lezhe e cila i ka bere thirrje ketij shtetasi qe te ndalonte por shtetasi Nikolle Preci i ka fyer dhe kundershtuar punonjesit e policise. Me pas punonjesit e policise kane arritur ta shoqerojne ne Komisariatin e Policise Lezhe. Materialet do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Lezhe per veprat penale te Kundershtimit te punonjesve te policise se rendit publik Prishje te qetesise publike dhe Fyerje per shkak te detyres parashikuar nga nenet 236/1239/2 dhe 274 te Kodit Penal ne ngarkim te shtetasit Nikolle Preci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›