Berisha e Rama replika per ekonomine
E merkure 01 Shkurt 2012 1422
Berisha duke folur ne Workshop-in per liberalizimin e tregut te energjise Ne kushtet kur te gjitha parashikimet dhe pritshmerite per ekonomine jane te zymta kryeministri Sali Berisha jep nje panorame optimiste.
Duke folur ne mbledhjen e qeverise ai evidentoi se zhvillimi ekonomik eshte bazuar ne nje model te qendrueshem ndersa e cilesoi si nje marrezi te radhes idene e socialisteve per te vendosur taksen progresive. Duke miratuar programin ekonomik fiskal per dy vitet ne vazhdim Berisha tha se ne te nuk parashikohet rritje taksash por rritje pagash. Ndersa me heret ne nje takim per liberalizmin e sektorit energjetik shefi i qeverise u ndal tek disa tregues qe sipas tij nxjerrin ne pah dinamizmin me te cilen po ecen ekonomia shqiptare. Por pas ketyre deklaratave ka reaguar edhe lideri socialist. Nepermjet internetit Rama eshte shprehur se programi socialist mbeshtetet ne praktikat amerikane dhe se tregu shqiptar eshte i kapur nga monopolet. Sa per taksen marksiste marrim shembull nga SHBA BE dhe tere vendet normale. Smund te taksohen njesoj rrogetaret dhe biznesmenet. Ndryshim Kurse biznesit qeveria jone do ti riktheje lirine e konkurrences do ti heqe referencat e gjobat mafioze Monopolet jane problemi jo taksat shprehet Rama. Ne parashikimin e tij te fundit Fondi Monetar Nderkombetar perforcoi me tej pritshmerite negative per ekonomine duke parashikuar nje rritje ekonomike per 2012 vetem 0.5. Ky skenar pesimist bazohet ne perkeqesimin e mjedisit te jashtem te Shqiperise me vendet e eurozones.
ShareTweet
ShareTweet