E Shtunë, 31 Tetor 2026

BUXHETI I RIZbardhet rritja e pagave e pensioneve

/ /

FONDET PER TE PERNDJEKURIT DHE PRONARET/Qeveria ka miratuar dje buxhetin e vitit 2011 me nje vlere prej 408 miliarde lekesh. Sipas dokumentit te miratuar dje pensionet ne qytet do te rriten nga 5 deri ne 7 per qind ndersa ne fshat 10 per qind. Vendoset edhe rritja e pagave per administraten shteterore ne masen nga 5 deri 10 per qind. Fondi per kompensimin e ish-pronareve parashikohet te jete 2 miliarde leke dhe po e njejta shume per demshperblimin e ish-te perndjekurve. FMN Zgjidhni deficitin buxhetor dhe beni reformen e pensioneve

Buxheti parashikon rreth 361 miliarde leke te ardhura me nje deficit ne vleren e 47 miliarde lekeve. Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e ekzekutivit e cilesoi buxhetin e vitit te ardhshem si thellesisht realist dhe si me te madhin ne historine e vendit i cili do te mbeshtese rritjen ekonomike. Referuar shifrave dhe projekteve qe do te gjejne zbatim kreu i qeverise beri nje permbledhje te me kryesoreve.
Pagat pensionet te perndjekurit
Kryeministri theksoi dje se qeveria do te vijoje me politikat sociale te premtuara dhe ne kete kuader buxheti i vitit te ardhshem parashikon rritje te pagave dhe te pensioneve. Kjo rritje do te jete ne vlere reale me e madhja ne tere historine. Do te rriten pensionet ne fshat me 10 per qind ne qytet me 5-7 per qind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 per qind tha Berisha. Nderkohe qe buxheti i 2011-es parashikon fonde edhe per kategori te tjera sic kane te perndjekurit dhe ish-pronaret. Ashtu sikurse dhe ne 2010-en do te vijohet me shperblimin e ketyre dy kategorive. Per ish-te perndjekurit ne buxhet jane parashikuar 2 miliarde leke nderkohe qe edhe per ish-pronaret fondi i orientuar per shperblimin e tyre ka te njejten vlere prej 2 miliarde lekesh.
Investimet
Qeveria duket se ka zgjedhur te ndjeke te njejten strategji per rritjen ekonomike duke u perqendruar tek investimet. Sipas kreut te qeverise ne buxhetin e vitit te ardhshem parashikohet nje vlere e konsiderueshme parash qe do te shkoje per investime. Buxheti mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise dhe keto perparesi jane se pari infrastruktura me mbi 80 miliarde leke pra rreth 1 miliard dollare qe do te jene investime ne rruge ujesjelles kanalizime sisteme kullimi shkolla qendra shendetesore ne bujqesi ne forme subvencionesh. Nga keto 50 miliarde leke jane te percaktuara per sistemin rrugor te vendit tha Berisha. Tre jane projektet qe sipas tij do te kene perparesi absolute tuneli Tirane-Elbasan tuneli i boshtit te jugut dhe i Korridorit te 8-te do te tenderohet tuneli i Bulqizes dhe sapo te finalizohet projekti edhe tuneli i Qafe-Murrizit. Krahas ketyre akseve projektet e ketij viti do te lidhen me akset kombetare se paku 41 komuna te vendit. Kemi gjithsej 91 komuna te palidhura me akset kombetare pra imagjinoni si udhetojne ata. Kete vit ne do te bejme qe 41 prej tyre ne mbare vendin te lidhen me akset kombetare informoi Berisha. Te gjitha keto investime sipas tij do te ndikojne ne lehtesimin e aksesit te zonave te fuqishme bujqesore dhe prodhuese me kryeqytetin duke krijuar keshtu mundesi per tregtimin e produkteve.
Pushteti vendor
Grantet e orientuara drejt pushtetit vendor per vitin 2011 do te kene te limituar ne 18 per qind vleren e orientuar per paga sigurime shoqerore dhe personel. Pjesa tjeter prej 82 per qind e ketij garanti do te shkoje per investime ne sherbim te qytetareve. Kreu i ekzekutivit tha dje se praktika abuzive e ndjekur nga bashkite e komunat te kthyera ne sipermarrje punesimi eshte e gabuar dhe kjo nuk duhet te behet ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. E ritheksoj 82 per qind e grantit do te shkoje per qytetarin. Kjo na imponohet sepse ju garantoj se 80 per qind e grantit shkon per zyrtarin. Ne nuk perzihemi dhe nuk i bejme as nderhyrjen me te vogel pushtetit vendor ne taksat qe ai mbledh. Le ti bejne rroga apo cfare te duan. Ky eshte rregulli. Ne qofte se i shnderron bashkite e komunat ne ndermarrje punesimi sigurisht do ti besh rroga. Kjo eshte edhe risia mbi 80 per qind do te shkoje per qytetarin tha Kryeministri. Nga ana tjeter ai keshilloi pushtetin vendor qe te ndjeke shembullin qeverise sa i perket shpenzimeve te buxhetit duke u orientuar drejt qytetarit.

Buxheti i RI

Buxheti 2010 2011
Shpenzime 371 miliarde 408 miliarde
Te ardhura 333 miliarde 361 miliarde
Deficiti 38 miliarde 47 miliarde Ish-pronaret 1.7 miliarde 2 miliarde
Te perndjekurit 1.4 miliarde 2 miliarde
Investimet 63 miliarde 81 miliarde
Rritja e pagave 5-10 per qind
Rritje pensione
Fshat 10 per qind
Qytet 5-7 per qind

Studim per identifikimin e te varferve

Regjistrimi dixhital i varferise eshte sipermarrja e re e qeverise e cila lidhet me identifikimin e te varferve ne vend duke mundesuar keshtu edhe orientimin e drejte te ndihmes per ta permes skemes. Buxheti do te mbeshtese fuqishem njerezit ne nevoje. Ky buxhet synon qe nga fundi i vitit 2011 pas identifikimit te cdo qytetari ne mjerim te mbeshtese skemen e nxjerrjes se tij nga varferia ekstreme. Ky vend i ka te gjitha potencialet financiare e te gjithanshme qe te mos kete njeri ne mjerim tha kreu i qeverise.

Kolaterali dhe kredite me probleme ulin financimin e ekonomise

Rritja e kerkeses per kolateral dhe e marzheve per kredite me rrezik me te larte vleresohen si dy prej politikave shtrenguese te aplikuara nga bankat qe kane ndikuar drejtperdrejt ne kreditimin e moderuar te bizneseve dhe me shume te individeve. Raporti i Politikes Monetare per pjesen e trete te vitit i publikuar nga Banka e Shqiperise shpreh edhe tendencat e hasura ne sistemin bankar ne tremujorin korrik-shtator dhe specifikisht ne ecurine e kreditimit. Edhe pse situata paraqitet me pozitive se nje tremujor me pare sa i perket standardeve te financimit te bizneseve permes kredise serish rritja eshte e moderuar. Nderkohe qe per individet situata eshte paraqitur edhe me negative ku standardet jane shtrenguar me shume sesa tremujori paraardhes. Pergjithesisht bankat nuk jane orientuar ne kreditimin e investimeve duke lene ne veshtiresi industrine dhe ndertimin. Sektori me i kredituar i bizneseve mbetet ai i sherbimeve vecanerisht tregtia e cila ka shenuar dhe normat me te larta te rritjes ne terma te vleres se shtuar ne ekonomi. Nderkohe kredia per sektorin e industrise dhe ate te ndertimit vazhdon te ruaje ritme pozitive te moderuara edhe gjate tremujorit te trete te ketij viti thuhet ne raport. Ne shifra BSH vlereson se ne tremujorin e trete te vitit rritja vjetore e portofolit te kredise per sektorin privat qendroi ne 10.0 per qind lehtesisht nen rritjen mesatare prej 10.4 per qind te verejtur ne tremujorin e dyte.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›