Berisha e Topalli justifikohen Rama akuzon
Berisha Prurje pa precedent
Ditet e fundit prurjeve te paprecedente te lumenjve te alpeve qe kane arritur ne 1800-2000 e me shume metra kub ne sekonde u jane shtuar prurjet e medha te Drinit
Gjate mbledhjes se qeverise ku u shpall gjendja e fatkeqesise natyrore per Shkodren Kryeministri tha se ecuria e prurjeve nga te gjitha anet e ben te domosdoshem evakuimin e shpejte te popullates. Prej shume ditesh prurjet te marra se bashku ne kaskaden e Drinit arrijne ne 3000 metra kub ne sekonde. Ditet e fundit prurjeve te paprecedente te lumenjve te alpeve qe kane arritur ne 1800-2000 e me shume metra kub ne sekonde u jane shtuar edhe prurjet me mesatarisht 1300 meter kub ne sekonde te Drinit cka ben te detyrueshem shkarkimin me te madh nga portat e liqenit te Vaut te Dejes ne menyre qe te mbahen jashte rrezikut digat dhe i tere sistemi tha Berisha i cili shpalli per here te dyte brenda vitit gjendjen e fatkeqesise natyrore ne zone.
Topalli Lumenj te cmendur
Asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ketu
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila eshte edhe deputete e Shkodres tha dje se Prej dy muajsh ka nje shi qe nuk pushon dite e nate. Jemi ne kushtet e fryrjes se liqenit te Shkodres si asnjehere tjeter edhe ne krahasim me nje vit me pare. Jemi ne kushtet e cmendurive te lumenjve qe rrethojne qytetin e Shkodres. Asnje qytet tjeter asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ne kete pjese te basenit te Shkodres. Ketu kam parasysh duke filluar nga lumi i Moraces lumi i Semit i Perroit te Thate i Gjadrit i Valbones lumi i Bunes Drinit dhe fryrja shume e madhe e liqenit te Shkodres.
Rama Faji i Berishes
Shpresoj qe Kryeministri te merret me zonen e permbytur te Shkodres e cila eshte shembelltyra e deshtimit te tij dhe te mos pergojoje vend e pavend flamurin
Kryetari i Partise Socialiste dhe Bashkise se Tiranes Edi Rama ka bere pergjegjes qeverine dhe Kryeministrin Berisha per situaten e krijuar per te pesten here brenda nje viti ne Shkoder. Sipas Rames situata e krijuar ditet e fundit nga permbytjet eshte shembelltyra e deshtimit te qeverise Berisha. Pres dhe shpresoj qe Kryeministri te merret me zonen e permbytur te Shkodres e cila eshte shembelltyra e deshtimit te tij dhe te mos merret duke pergojuar vend e pavend flamurin e perbashket te te gjithe shqiptareve. Berisha eshte njeriu me pak i duhur per te na e kujtuar flamurin ka deklaruar dje kryebashkiaku gjate inspektimit qe beri per punen e Bashkise se Tiranes ne shtimin e siperfaqeve te gjelberuara.