E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Ndihma e Turqise per mbrojtjen shume e rendesishme

Kazakistan Presidenti i Republikes dhe ministri i Jashtem takime intensive ne Samitin e OSBE-se

Marredheniet me Turqine mbeten vellazerore. Takimi i zhvilluar dje ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se qe zhvillohet ne Astana te Kazakistanit mes Presidentit shqiptar Bamir Topi dhe atij turk Abdullah Gyl ka konfirmuar klimen e mire ne kete drejtim. Njoftimet e dhena nga zyra e Presidences kane vene theksin te bashkepunimi ushtarak si pike qendrore ne marredheniet mes dy vendeve. Kreu i shtetit shqiptar vleresoi dhe ndihmesen e dhene nga Turqia ne te gjitha fushat me interes reciprok vecanerisht ne fushen e mbrojtjes ne kuader te angazhimit te plote si anetar i NATO-s por edhe ne drejtim te mbeshtetjes se reformimit dhe modernizimit te Forcave tona te Armatosura - thekson zyra e shtypit e institucionit te drejtuar nga Bamir Topi. Afganistani dhe investimi dypalesh ne ruajtjen e paqes eshte vleresuar po keshtu si tregues cilesor ne komunikimin e larte mes te dyja vendeve qe tanime gezojne te njejtin status si anetar i NATO-s. Nje tjeter permase ka fituar prania e Bamir Topit me takimin e zhvilluar me homologun e Kazakistanit Nursultan Nazarbajev. Kosova eshte bere pjese thelbesore e bisedes se zhvilluar teksa kreu i shtetit shqiptar ka kerkuar nga Kazakistani te ndikoje ne zgjerimin e njohjeve te tjera per shtetin e ri.

Moderimi ne qendrimet nderkombetare po merr nje peshe te re per te lehtesuar veprimin diplomatik i cili deri me tani per Kosoven eshte konfiguruar sipas rreshtimeve tradicionale. Ne kete kuader Topi ka deklaruar ne takimin me Nazarbajev se Shqiperia e sheh te dobishem dialogun mes Kosoves dhe Serbise si dy shtete sovrane. Shqiperia beson se pavaresia e Kosoves e deklaruar ne pajtueshmeri te plote me te drejten nderkombetare ka dhene kontributin me te cmuar ne drejtim te stabilizimit te rajonit tone. Ne mbeshtesim dialogun e drejtperdrejte Kosove-Serbi si shtete te pavarura dhe sovrane per ceshtje teknike me interes te perbashket - eshte shprehur Presidenti shqiptar.

Haxhinasto

Nderkohe nje axhende te ngjeshur ka pasur ne kete Samit edhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Konkretisht nje takim te vecante ka zhvilluar ai me ministrin e Mbreterise se Bashkuar per Europen David Lidington. Si ceshtje thelbesore ka qene ajo e integrimit per te cilen ministri britanik ka konfirmuar mbeshtetje te plote per zgjerimin e Europes si proces qe perfshin edhe vendin tone. Po ne kete samit Haxhinasto ka takuar homologen zvicerane Micheline Calmy-Rey si dhe ministrin e Jashtem norvegjez Jonas Gahr Stoslashre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›