E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet gjendja e emergjences KESH paralajmeron perkeqesim

Ilir Meta emerohet ne mungese ne krye te puneve

Qeveria ka vendosur dje paradite shpalljen e gjendjes se emergjences civile ne nente komuna dhe dy bashki te Qarkut te Shkodres dhe akordoi nje fond prej 50 milione lekesh per perballimin e situates. Nje dite pas mbledhjes se jashtezakonshme te zhvilluar ne Shkoder qeveria ishte e shtrenguar te merrte vendimin qe kishte paralajmeruar dhe shpalli gjendjen e jashtezakonshme per komunat Ana e Malit Dajc Guri i Zi Berdice Bushat Velipoje Vig Mnel Hajmel Postribe dhe ne Bashkine Vau i Dejes e Bashkine Shkoder te Qarkut te Shkodres.

Gjithashtu qeveria vendosi ngritjen e Komitetit Nderministror te Emergjencave Civile me ne krye zevendeskryeministrin Ilir Meta i cili aktualisht nuk ndodhet ne Shqiperi por ka shkuar per nje vizite pune ne Republiken Ceke.

Ne mungese te Ilir Metes ne kete situate te jashtezakonshme zevendesministri i Ekonomise Sokol Dervishaj mblodhi dje Komitetin e Emergjencave ne ministri ne lidhje me menaxhimin e situates hidrike te krijuar ne kaskaden e lumit Drin.

Dervishaj informoi median dhe opinionin publik mbi nivelin e prurjeve dhe te shkarkimeve ne tri hidrocentralet mbi kaskaden e lumit Drin Fierze Koman dhe Vaun e Dejes duke dhene shifra te ndryshme nga ato qe pak para tij deklaroi ne mbledhjen e qeverise Kryeministri Berisha.

Sipas tij prurjet ne kaskaden e Drinit jane shume te medha e per pasoje kuota e ujit ne liqenin e Fierzes po i afrohet shume limitit maksimal te lejuar nga rregullorja por edhe nga procedurat e brendshme te KESH-it per administrimin e kesaj situate. Dje ne mesdite rritja e nivelit te ujit ne liqenin me te madh mbi Drin ishte 2 cm ne ore duke detyruar KESH-in te beje shkarkime edhe nga tunelet anesore me rreth 500 metra kub ne sekonde. Situata paraqitet me e veshtire ne liqenin e Komanit ku shkarkimet kane mundesuar nje ulje te perkohshme prej 14 centimetrash te nivelit ne dige. Portat e Vaut te Dejes nga hapja e te cilave varet fati i Nenshkodres kane shkarkuar dje deri ne 2400 metra kub ne sekonde megjithese Kryeministri Berisha fliste per gati gjysmen e kesaj sasie.

Nje panorame me te qarte te situates ne kaskaden e Drinit e dha drejtori i KESH-it Engjell Zeqo i cili tha se edhe ne liqenin e Vaut te Dejes pavaresisht shkarkimeve te medha ka nje rritje te nivelit me 2-3 cm ne ore.

Duke pasur parasysh dhe parashikimin e motit eshte punuar me prodhim sa me te larte te energjise dhe me eksport qe nuk ka qene thjesht per te krijuar te ardhura per kompanine por per te perpunuar kete sasi uji qe ka qene per te krijuar rezerve e cila ka qene e madhe ndersa prurjet kane qene te paparashikueshme dhe vazhdojne te jene te tilla tha Zeqo duke paralajmeruar rritje te shkarkimeve e per pasoje rendim te situates ne Nenshkoder. Nga ana jone eshte e gjithe pergjegjshmeria si per te menaxhuar ate qe na takon ne kaskade por edhe per te sjelle sa me pak probleme ne pjesen e poshtme aq sa te mundemi tha Zeqo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›