Berisha e Topalli mesazhe ngushëllimi familjes së aktorit Vasillaq Vangjeli
TIRANË- Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së aktorit Vasillaq Vangjeli, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.
Në këtë mesazh, Kryeministri Berisha duke iu drejtuar familjarëve të aktorit Vangjeli shprehet se, ""Vasillaqi, me talentin e tij, u shndërrua në një nga aktorët më të dashur të komedisë për shqiptarët, i cili ju dha buzëqeshjen edhe në kohëra të vështira për ta. Në kujtesën e publikut shqiptar do të mbetet i paharruar personazhi shumë i dashur për të tek Zonja nga Qyteti dhe loja e tij e shkëlqyer aktoriale. Në këto çaste dhimbjeje, unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Zotit Vangjeli dhe komunitetit artistik të vendit", - thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit për aktorin Vangjeli.
Edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli ngushlloi sot nprmjet nje mesazhi familjen e aktorit të mirënjohur.
"Vasillaq Vangjeli, aktori me shpirt të lirë, mbetet nga të parët që çmitizoi me humor e ironi therëse diktatorin Hoxha, ashtu siç do të mbetet në kujtesën e të gjithëve me dhjetra rolet që ai interpretoi për vite të tëra. Të gjithëve do të na mungojë buzëqeshja e dhuruar nga ai, por të gjithë do t’a kujtojmë atë me buzëqeshje, duke risjellë në mendje personazhet e interpretuara me aq talent", citohet në mesazhin e kryetares së Kuvendit”- u shpreh Topalli.
(e.m/BalkanWeb)