Greqi, Venizelos: Duhen masa të forta për të arritur qëllimin
UASHINGTON- Në konferencën për shtyp sot, lidhur me takimet e rëndësishme që zhvilloi në Uashington, Ministri i Financave Evangelos Venizelos, theksoi se mesazhi që Greqia i dërgon botës është i thjeshtë:
“Greqia ka probleme të mëdha. Ka borxhin e tepruar, deficitet buxhetore të tepruara dhe mungesë të konkurrencës. Kemi një administratë joefikase, por një standard relativisht shumë të lartë të jetesës dhe në këtë sfond po zbatojmë një program të vështirë dhe të shpejtë të rregullimit fiskal. Ka vonesa, por do të ishte e padrejtë të mos shihen sukseset e arritura përmes sakrificave të popullit”.
Venizelos theksoi para gazetarëve se është e nevojshme të merren masa të ashpra nga qeveria dhe parlamenti. “Masat e forta janë të nevojshme për të arritur qëllimet e përbashkëta. Ne duhet të vuajmë pasojat e recesionit me një sakrificë mbinjerëzore për të përmbushur objektivat e 2011, të marrim masa për buxhetin 2012 dhe në këtë mënyrë të arrijmë një suficit primar”, tha Venizelos.
Ai theksoi se problem i madh është mungesa e likuiditetit, duke vënë në dukje se qeveria është e ngadalshme në pagesat e borxhit, bankat dhe investitorët hezitojnë dhe konsumatorët nuk shpenzojnë.
(e.m/BalkanWeb)