E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, kancelarja Merkel: Do ta ndihmojmë Greqinë

GJERMANI- Gjermania do ta ndihmojë Greqinë. Garancia erdhi nga vetë kancelarja Angela Merkel, e cila foli në Samitin e përvitshëm të unionit të industrialistëve vendas.

Ajo vlerësoi vendosmërinë e qeverisë greke për të marrë të gjitha masat e nevojshme antikrizë, duke folur në takim pas kryeminsitrit grek Jorgos Papandreu. Angela Merkel bëri të qartë se vendi do të ndihmojë Greqinë.

Besim në monedhën e përbashkët evropiane shprehu Merkel e cila përsëriti gjithashtu se Evropa po përballet me një krizë të borxhit dhe për zgjidhjen e saj duhet bashkëpunim më i madh në nivel global.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›