E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, salloni me parukiere nudiste ‘cmend’ meshkujt

POLONI- Ideja për një parukeri 'hot', është e 26-vjecarit Wojtek Wasileëski, pronar i sallonit të bukurisë HOTCUTS që sapo është hapur në Poloni.

Sekreti i biznesit është bashkimi i domosdoshmërisë së një prerjeje mahnitëse, me kënaqësinë se këtë po e bën një femër e bukur. Ky ka qënë motivi i biznesmenit të ri, salloni i të cilit ofron prerje dhe trajtime nga katër femra të bukura.

"Unë dëshiroja të dukej si një klub nate për burrat nuk është çudi që klientët e vlerësojnë, pasi femrat janë shumë të bukura", – ka deklaruar pronari i sallonit.

Por hapja e një biznesi të tillë, nuk ka qenë e lehtë për të pasi i janë dashur rreth 18 muaj për të marrë leje tek autoritetet përkatëse për të hapur HOTCUTS.

Por, një kohë e madhe është dashur edhe për të gjetur parukjere të afta dhe të gatshme për të punuar gjymë të zhveshura.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Poloni, salloni me parukiere nudiste ‘cmend’ meshkujt

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›