E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Topalli, takim me Uisner

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilluan dje takime me diplomatin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Frank Uisner. Tema kryesore e takimeve ishte anetaresimi i Shqiperise ne NATO pak kohe me pare, dhe intensifikimi i bashkepunimit me SHBA. "Jemi te gjithe te lumtur qe Shqiperia u anetaresua ne NATO dhe bashkepunimi mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise do te jete shume me i forte dhe me intensiv. Kjo eshte mrekullia e madhe e historise se mbijeteses se Shqiperise", u shpreh Uisner. Ai falenderoi qeverine dhe shqiptaret per rolin e luajtur ne pavaresine e Kosoves. Sipas tij, influenca e Shqiperise, i sherbeu fort stabilitetit te Ballkanit. "Ne kemi nevoje per ju, Ballkani ka nevoje per paqe te qendrueshme dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO do te kete influence, ne te gjithe rajonin ballkanik", vijoi Uisner. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Topalli vleresoi mbeshtetjen e SHBA si per Shqiperine ashtu edhe Kosoven. "Prioriteti yne kryesor eshte qe Shqiperia te kete zgjedhjet me te mira, me nje infrastrukture moderne zgjedhore dhe me vullnetin tone te forte, qe keto zgjedhje te jene plotesisht te standardeve evropiane", theksoi Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›