Berisha e Topi homazhe për Azem Hajdarin

Kryeministri tha se Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve, si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi lëngonte nën shtypjen më të egër, duke u shndërruar me shpejtësi në flamur mbajtësin, në maratonomakun e demokracisë shqiptare.
Berisha u shpreh se tashmë projekti i Azem Hajdarit dhe ëndrra e tij është më reale se kurrë, pasi Shqipëria po ecën e sigurtë drejt një horizoti të ri, drejt Shqipërisë vend i zhvilluar.
“Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi lëngonte ndër shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej Kuba e Adriatikut dhe se shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi skllavërisë, në të cilin jetonin. Azem Hajdari, studenti i fakultetit juridik së bashku me shoqet dhe shokët e tij u shndërrua, u shfaq në rrugët dhe sheshet e Tiranës si engjëj liberatorë”, tha Berisha. Gjithashtu, homazhe bëri edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili zhvilloi sot në mesditë një vizitë në familjen e “Pishtarit të Demokracisë”, Azem Hajdari.
Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit Shqiptar kujtoi me nderim e respekt të veçantë disa momente të paharrueshme të punës e të bashkëbisedimeve miqësore me të ndjerin Azem Hajdari, si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, duke vënë në dukje veçanërisht vullnetin, dëshirën e punën vetëmohuese të tij për të realizuar ëndrrën e hershme, konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Bashkëshortja, fëmijët dhe të afërmit e të ndjerit Azem Hajdari, falenderuan Presidentin Topi për nderimin që i bën çdo vit kujtimit të Azem Hajdarit, duke sjellë në kujtesë e duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e thellë për dekorimin e Azem Hajdarit, pas vdekjes me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës. /S.Ll/Start/
2011-09-12 17:21