E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensusi, sot “prova” e PS-së në Kuvend

Një ditë më parë, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha se në konferencën e kryetarëve ishte vendosur me unanimitet për kalimin në seancë të disa projektligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash.

"Në konferencën e kryetarëve me unanimitet ne kemi përcjellë në seancë kalendarin tre javor i cili përfshin disa nga ligjet që kërkojnë një numër të cilësuar votash, pra, kërkojnë edhe votën e opozitës”, tha Topalli në një konferencë shtypi një ditë më parë.

Por, kjo deklaratë është kundërshtuar nga opozita, ky Erjon Braçe thotë se zonja Topalli gënjen. “Jozefina Topalli gënjen! Nuk ka patur konsensus në Konferencën e Kryetareve për ligjin ‘Për Drejtësinë Administrative’. Futja në rendin e ditës së punës së Kuvendit për nesër është një provokim i ndyrë! Ne nuk jemi në Kuvend për të votuar ligjet e Berishës, thjesht arrna kur duhet një reformë thelbësore e sistemit të drejtësisë”, është shprehur Braçe në rrjetin social Facebook. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-13 08:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›