E Diel, 1 Nëntor 2026

Stonestreet: Nisni sa më shpejt reformën zgjedhore

“Reforma është një proces shqiptar ne do të jemi të kënaqur nëse do të duhet të ndihmojmë, jemi të gëzuar vlerësojmë iniciativën për të ndjekur rekomandimet e dhëna nga ne. Ne shpresojmë që reforma të nisë së shpejti, nuk ka nevojë të nxitohet  dhe të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhje të ardhshme”, ka deklaruar ai.

Stonestreet tha se kjo reformë duhet të bëhet me gjithëpërfshirje. “Ne nuk kemi arritur në një përfundim total u arritën apo jo standardet, por ky është proces dhe duhet qe raporti te lexohet si një i tërë dhe të përcaktohen nga ju fushat ku duhet të ndërhyni”, shtoi ai.

Qëllimi i vizitës së Stonestreet dhe grupit te eksperteve qe e shoqeron eshte raporti final i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit dhe nisja e punës për zbatimin e rekomandimeve të këtij raporti. Gjatë ditës, zyrtari i OSBE-së do të zhvillojë takime edhe me krerët e lartë të shtetit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-13 09:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›