Greqi, vjedhin 1.175 ton kivi. Pranga 3 shqiptarëve
ARTË- Tre shqiptare janë vënë në pranga nga policia e Artës, të akuzuar per vjedhjen e një sasie prej 1 ton e 175 kg, fruta, të llojt kivi. Ngjarja është shënuar të hënën, në Artë, në veri të Greqisë.
Siç informon policia greke, 3 shqiptarët, e moshës 34, 36 dhe 43 vjeç, kanë hyrë në një serë në periferi të Artës, dhe kanë arritur të grabisin 1 ton e 175 kg kivi. Pa kësaj, ata e kanë ndarë ngarkesën nëpër qese plastike dhe e kanë ngarkuar në automjetin e 34-vjeçarit.
Policia, e cila ishte sinjalizuar për grabitjen është vënë në ndjekje të auorëve dhe ka arritur t’i kapë ata në afërsi të kufirit shqiptaro-grek. Nga hetimet rezultoi se sasi e kivit, do të transportohej në Fier të Shqipërisë. Tre të arrestuarit kishin rënë dakord me një biznesmen fierak, i cili do ta blinte sasinë dhe do ta shiste më pas, si mall i importuar nga Greqia.
Shpresa Dine