E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedh beben nga materniteti, hidhet edhe vetë

VLORE- Nje nene e re hedh beben e sapolindur nga dritarja e katit te trete te maternitetit e me pas hidhet edhe vete.

Ngjarja e rende ka ndodhur pas mesnate ne maternitetin e Vlores, nderkohe qe rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende te pasqaruara.

Sipas te dhenave nga materniteti, nena e re me moshe 25-vjeçare, E. N dhe pas hedhjes nga kati i trete ka marre goditje, por jo te rrezikshme per jeten.

Sipas drejtorit te maternitetit, gruaja ka pasur lindje normale, po ashtu edhe bebja e seksit mashkull. “Lindja ka qene normale dhe nena dhe foshnja gezonin shendet te plote. Ka therritur bashkeshortin e me pas ka hedhur foshnjen dhe vete”- tha drejtori i maternitetit.

Sipas tij, foshnja ka humbur jeten ne moment, si pasoje e renies nga lartesia.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen, por deri tani nuk ka te dhena rreth motiveve te ketij veprimi ekstrem per jeten e saj dhe te te sapolindures.  Po hetohet per nje gjendje te rende psikike te gruas per veprimin e kryer. Po hetohet edhe per ndonje konflikt me partnerin ose me familjaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›