Berisha e Topi ngushellime familjareve te ish-zevendesministrit te Rendit Astrit Mehja

Kryeministri i vendit Sali Berisha dje paradite beri homazhet e tij ne nder te ish-drejtuesit te larte te Policise se Shtetit Astrit Mehja. Ish- zevendesministri i Rendit u nda nga jeta diten e shtune ne menyre te parakohshme ne moshen 56-vjecare pas nje semundje te rende.
Ne homazhet e zhvilluara ne mjediset e Drejtorise se Pergjithshme te ShtetitKryeministri Berisha u shprehu ngushellimet familjareve dhevleresoikontributin ekolonelit Astrit Mehja si nje drejtues i talentuar i Policise se Shtetit dhe sherbetor i vendosur dhe i perkushtuar i vendit dhe shoqerise shqiptare.
Erdha te shpreh nderim tim dhembjen dhe ngushellimet e mia per ndarjen nga jeta te njerit prej sherbetoreve te perkushtuar te shtetit dhe te vendit njerin prej drejtuesve te talentuar te Policise se Shtetit kolonelit Astrit Mehja. Me kete rast une shpreh ngushellimet me te thella familjes Mehja miqve dhe te afermeve te tij te gjithe Policise se Shtetit pasi sot percjellim per ne banesen e fundit nje prind shembullor nje qytetar te shkelqyer nje sherbetor te ndershem dhe te vendosur te vendit dhe te shoqerise shqiptare nje drejtues te talentuar te policise. Edhe njehere ngushellimet me te sinqerta familjes Mehja ndash tha Kryeministri Berisha ne fund te homazheve te tij.
Presidenti i Republikes Bamir Topi nepermjet nje mesazhi te bere publik shprehu ngushellimet e tij per ish-zevendesministrin e Rendit. Ai e cilesoi Astrit Mehjen si nje nga drejtuesit me profesioniste dhe te perkushtuar te Policise se Shtetit. Ne deklaraten e bere publike ne faqen zyrtare te Presidences shkruhet Humbja e njerit prej drejtuesve me te perkushtuar te Policise se Shtetit Astrit Mehjes eshte nje humbje e madhe dhe e pazevendesueshme per familjen miqte e koleget per shtetin dhe per te gjithe shtetasit shqiptare. Jeta dhe vepra e Astrit Mehjes eshte tregues i sakrifices dhe profesionalizmit i cili me punen e tij dhe misionin e perditshem e te veshtire iu perkushtua mbrojtjes se rendit dhe sigurise se te gjithe qytetareve. Edhe nje here ju shpreh ngushellimet me te sinqerta I perjetshem qofte kujtimi i tij perfundon mesazhi ngushellues i Presidentit Topi.