E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, edhe për fajdet na tha që ishin të pastra si qelibari

Kam parë se ka shumë reagime për ato që thotë Berisha për central bërthamor. Unë do t’ju sugjeroja që Berishën mos ta merrni seriozisht, se fjalët e tij ia merr era akoma pa perënduar dielli i ditës kur i thotë.

Po të ishte ndonjë tjetër edhe mund t’i besoje, po kujt t’i besosh, Salës? A ju kujtohet si tha Sala në ‘97?

”Firmat tona me fajde, janë më të pastrat në botë”, - tha. Po mbas tre muajsh, firmat u mbyllen u hapen depot, dhe si rezultat u vrane 3000 shqiptarë, hakmarrjet vazhdojne dhe sot.

Ne të njëjtën kohe Sala vetezgjidhej President në Parlamentin bosh, dhe u terhoq vetem atehere kur nuk ngeli me fije bari në kembe. Rrofte Çernobili i parë shqiptar! Suksese punimeve të Kongresit të I-rë Bërthamor!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›