Librazhd, PD: Socialistët dhunuan zyrat elektorale. PS: Jeni në panik nga humbja
LIBRAZHD - Ndërsa na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fushata elektorale po ndizet çdo ditë e më shumë. Demokratët në Librazhd akuzojnë aktivistët e PS-së për dhunimin e zyrave elektorale në këtë qytet. Nga ana e saj, Partia Socialiste ka hedhur poshtë pretendimet e PD-së, duke akuzuar drejtuesit e saj se po dezinformojnë publikun.
Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bëri të ditur se në Librazhd janë dhunuar zyrat elektorale, ku janë grisur posterat e banderolat elektorale të PD-së. Duke akuzuar mbështetësit e PS-së, Partia Demokratike thekson se “Gjatë orëve të vona të natës së djeshme, zyra e PD-së, është bërë objekt i një sulmi vandal nga persona të identifikuar si aktivistë të Partisë Socialiste. Strukturat lokale të Partisë Demokratike kanë denoncuar pranë organeve kompetente, dhunën e përsëritur, të ushtruar ndaj zyrës elektorale, si dhe i bëjnë thirrje PS-së të ndalë presionet dhe provokimet.”
“Incidenti në Librazhd vjen pak orë pas atij në sheshin “Gensher” të Elbasanit, ku policia Bashkiake me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini s’lejoi aktivistët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të zhvillonin aktivitetet e tyre elektorale, duke tejkaluar kështu çdo normë ligjore për tubimet dhe aktivitetet elektorale të partive politike.”- vijon më tej njoftimi i PD-së.
“Qëllimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet zhvillimi i një fushatë të qetë dhe qytetare e bazuar mbi ide, alternativa dhe projekte konkrete. Siç duket, Partia Socialiste, në kushtet e mungesës së një platforme të besueshme për tu paraqitur para qytetarëve, i ka mbetur veç të prodhojë incidente me qëllim tensionimin e situatës elektorale.”- përfundon njoftimi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i PS-së në Librazhd, e cila përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, i cilëson të pavërteta pretendimet e demokratëve.
“Partia Socialiste Dega Librazhd përgënjeshtron në mënyrë kategorike si të pavërtetë lajmin e përhapur nga PD se gjoja militantë të Partisë Socialiste kanë sulmuar dhe thyer zyrën elektorale të Partisë Demokratike.”- thuhet në deklaratë.
Sipas PS-së, “në panik nga humbja e thellë në 23 qershor, drejtues të PD në rreth dezinformojnë publikun me lajme dhe ngjarje të pavërteta të cilat në thelb kanë trillimin dhe sajimin e situatave të pakëndshme në Librazhd. Në fakt është Partia Demokratike e cila ka shkelur që në fillim kodin zgjedhor duke ngritur zyrat e saj elektorale brenda ambienteve të nënprefekturës, hipotekës, zyrës së punës, pra institucione shtetërore ku ndalohet me ligj në mënyrë kategorike zhvillimi i aktiviteteve politike. Partia Socialiste Librazhd i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Fitorja është e pashmangshme në Librazhd dhe në gjithë Shqipërinë. Rilindje.”- përfundon deklarata e PS.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ersekë, dëmtohen posterat dhe banerat e PS, PD: Distancohemi