Kandidatët e PD, Imami dhe Turku takime në Elbasan
TIRANE - Kryetari i shtabit elektoral të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, njëkohësisht edhe kandidat për deputet në këtë qark, Arben Imami, zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Luigj Gurakuqi", në qytetin e Elbasanit, ku prezantoi kandidatin për deputet të kësaj zone, Ardjan Turku. Gjatë fjalës së tij, Imami e vuri theksin tek investimet e realizuara nga qeveria Berisha në këto vite, me prioritet infrastrukturën e zonave rurale, investimet në bujqësi, arsim apo dhe shëndetësi.
Imami tha se në këto vite Shqipëria ka dëshmuar një model ekonomik të shëndetshëm, falë taksave të ulëta dhe klimës pozitive për zhvillimin e biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja, gjë që ka ndikuar në rritjen e punësimit. Duke komentuar vendimin e kreut të PS, Edi Rama, për taksën progresive, Imami tha se kjo do ta çonte Shqipërinë drejt krizës ekonomike, do largonte investitorët si dhe do shkatërronte mijëra vende pune.
"Taksa e sheshtë dhe taksa e ulët bëri të mundur që biznesi të zhvillohet, të rriten investimet e huaja, dhe me futjen në NATO shkoi 1 miliardë dollarë për çdo vit nga 2009 deri më sot, dhe kemi të siguruara 1 miliardë euro në kaskadën e Devollit, 2 miliardë euro në projektin e TAP-it, që do të thotë se investimet e huaja do të vazhdojnë në Shqipëri, dhe këto investime rriten në mënyrë ekstravagante, prandaj Shqipëria e përballoi krizën", tha ai.
Në politikat e kësaj qeverie një vend të rëndësishëm zë edhe bujqësia si dhe investimet në HEC-e. Në këtë drejtim, Imami tha se Qarku i Elbasanit në katër vitet e ardhshme do të ketë mijëra vende të reja pune dhe shtysë të rëndësishme për këto mbeten HEC-et e Devollit si dhe trefishimi i investimeve në bujqësi.
Ndërkaq, kandidati për deputet Ardjan Turku, deklaroi se Partia Demokratike i ka mbajtur premtimet që ka dhënë. “Kemi realizuar dy mandate qeverisëse dhe tashmë kur kthejmë kokën mbrapa shohim se i kemi bërë të gjitha premtimet që kemi dhënë, në veçanti në investime, në kuadër të politikave fiskale që kemi arritur”, tha Turku, i cili bëri një paraqitje analitike të investimeve në të gjithë qarkun e Elbasanit.
(er.nu/BalkanWeb)