"Berisha, fajtor per cdo lajm te keq qe mund te vije nga BE" Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se kryeministri i pavotuar qe sundon mbi kutite e mbyllura te zgjedhjeve kerkon te mbaje me gajretin e inaugurimeve e te trillimeve per opoziten, nje Shqiperi qe ndjen perdite e me shume ne fyt shtrengimin e lakut te krizes ekonomike. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze, ai tha se kreu i qeverise inauguron pune te inauguruara nga kater e pese here. Nderkohe qe nuk ka munguar te shprehet se per lajmet jo te mira qe vijne nga Evropa, pergjegjes eshte Berisha. "Per cdo lajm te keq qe mund te vije nga Evropa dite pas dite faji do te jete vetem i Sali Berishes. Ashtu sic eshte vetem i Sali Berishes faji per hendekun e madh mes Shqiperise se sukseseve te tij imagjinare dhe Shqiperise se shqiptareve qe perdite e me shume fundi i muajit i gjen me xhepin bosh", tha Rama. Kryesocialisti theksoi se "Kryeministri trillon shpifje e akuza te bera boze tash njezet vjet dhe genjen me shifrat e ekonomise dhe harron se gjendja e ekonomise eshte pjese e jetes se cdo familjeje shqiptare". "Ashtu sikunder perdite e me shume shqiptaret po e kuptojne se kjo krize eshte kriza e keqqeverisjes qe i ka rrenjet tek kutite e mbyllura te zgjedhjeve. Eshte kriza e transparences qe bie ndesh me interesat politike e financiare te nje pushteti te kthyer ne oborr familjaresh, klientesh e sherbetoresh te Sali Berishes", akuzoi kreun e ekzekutivit, lideri i opozites. Sipas tij, eshte kriza e shkaktuar nga korrupsioni i papermbajtur i ketij oborri dhe injoranca derrmuese ne administrimin e puneve te vendit. Ai tha se Sali Berisha grabiti zgjedhjet dhe tani po shkaterron ekonomine. Per te, lideri i mazhorances premtoi 160 mije vende te reja pune dhe deri tani ka mbyllur 100 mije. "A ka shqiptar te logjikshem qe ta besoje se ne jetojme ne vendin me zhvillimin me te shpejte ne bote, nderkohe qe varferia rritet cdo dite, me ekonomine me te shendetshme ne bote, nderkohe qe papunesia rritet cdo dite, me qeverine me te suksesshme ne bote, nderkohe qe korrupsioni rritet cdo dite e cdo dite ndodhin krime te padegjuara me pare, dhe me kryeministrin me te mire ne bote, nderkohe qe zoteria ka frike te hape kutite e votimeve nga ka dale?", shtroi pyetjen Rama. Duke vijuar me tej, lideri socialist akuzoi se Sali Berisha vazhdon avazin e vetem qe di, shpif-shpif se dicka mbetet, genje-genje se dicka besohet, grabit-grabit dhe shkaterro-shkaterro se gjithcka harrohet. "Nderkohe ne i perserisim kryeministrit te kutive te mbyllura, te drejtesise se dhunuar e te ekonomise se rrenuar, se eshte koha per te mos e fshehur me krizen e gjithanshme, per te mos bere me paraden e sukseseve imagjinare, per te mos e shtyre me tutje vendin ne humneren e pasojave te pallogaritshme qe mund te sjelle mohimi i krizes ekonomike", apeloi kreu i PS. Sipas tij, eshte koha per te folur hapur me shqiptaret e per t'u treguar te verteten e krizes, duke nisur nga transparenca e zgjedhjeve qe do te cliroje voten e tyre dhe do t'i beje qytetaret gjykatesit e vertete te qeverisjes e te politikes.