E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha firmos ndërtimin e hidrocentraleve në Devoll

11-05-2013 / Gazeta 55

Në ndërtimin e kësaj vepre do të punësohen 5 - 6 mijë punëtorë

Kryeministri Sali Berisha njoftoi përmes rrjetit social, Facebook firmosjen e dokumentit zyrtar, lejen e ndërtimit të hidrocentraleve në kaskadën e Devollit. Ai thotë se ndërtimi i këtyre HEC-eve do bëhet nga kompania publike norvegjeze Statkraft, që është numri një në Europë dhe në botë për ndërtimin e hidrocentraleve. Kjo kompani do të investojë në këtë vepër mbi 800 milion euro dhe ky është investimi i huaj më i madh që është bërë ndonjehere në vendin tonë. Punimet për ndërtimin e kaskadës fillojnë këto ditë me hidrocentralin e Banjës. Direkt dhe indirekt në ndërtimin e kesaj vepre do të punësohen 5 - 6 mijë punëtorë, inxhinierë, teknikë dhe punonjës të fushave të tjera. Ky sipas kryeministrit është një hap i madh drejt shnderrimit të Shqipërisë në vend lider në prodhimin e energjisë ujore në rajon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›