Bajerni i Mynihut do te kerkoje trofeun e trete
Bajerni i Mynihut kërkon sot në mbrëmje trofeun e tretë sezonal. Skuadra e Jup Heinkens do të luajë kundër Shtutgart finalen e Kupës së Gjermanisë. Pas titullik kampion dhe triumfit në Ligën e Kampioneve, bavarezët janë favorit edhe në sfidën që do të luhet në stadiumin “Olimpik” të Berlinit. Kjo është dhe ndeshja e fundit zyrtare e Heinkens në pankinën e Bajernit. Një motiv më shumë për kampionët e Gjermanisë për të fituar edhe këtë trofe.