E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujë në bisht të lugës

Nga Sebi Alla, Revista Klan

Kur Dora zgjati dorën dhe e mbajti gjatë të shtrënguar, një buzëqeshje e gjerë u stampua në fytyrat simpatike të dy kryediplomatëve të vendeve fqinje. Ishte një gëzim i përbashkët në dukje; ngjante sikur të dyja palët ishin të fituar nga një mirëkuptim i përbashkët, por më vonë do dilte mbi ujët e detit një marrëveshje e fshehtë, duke anashkaluar institucionet kryesore të vendit dhe lënë në duar disa ushtarakëve dhe një grupi të vogël nëpunësish të Ministrisë së Jashtme. Firmën kësaj marrëveshjeje të ndarjes së ujrave detarë Shqipëri-Greqi do ta hidhte Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kryeministrit Sali Berisha. Ishte data 27 prill 2009 ku kjo marrëveshje tashmë ishte zyrtarizuar. Deti ishte ndarë, gjithçka dukej se shkonte mirë, sidomos për palën greke dhe vetë Bakojanit, që pak para se të largohej i la vendit të saj një pasuri të madhe, e shprehur kjo edhe publikisht nga kryediplomatja greke në parlament, ku foli për një fitore të rëndësishme.

Ajo marrëveshje figuron e rrëzuar tashmë, pasi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e konsideruan si të jashtëligjshme, se binte ndesh si me ligjet e vendit, ashtu edhe me konventat ndërkombëtare. Ka sërish lëvizje, asgjë nuk harrohet, sepse rinegocimet kanë nisur me grupe specialistësh mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm aktual Edmond Panariti mund të jetë nënshkruesi i dytë i një marrëveshje të re, por situata në dukje e mirë mes dy vendeve, fsheh të pathëna të shumta dhe dilema të mëdha. Një marrëveshje e ngutshme, e përafërt në terma me të parën, por me forma të tjera, endej në ajër si frikë për shuma nga ata që e kundërshtuan projektin e parë.

Një vit më parë kryeministri urdhëroi nisjen e punës për ngritjen e një komisioni ndërinstitucional për të rinisur negociatat me palën greke për ndarjen e ujrave. Kësaj radhe kryeministri nuk kishte në duar kompasin mbi hartën e detit, por një vendim për hapjen e negociatave të reja. Kur u nënshkrua marrëveshja e parë ngjante sikur të dyja palët ishin të fituara, por më vonë doli se bisedimet jo vetëm ishin zhvilluar në një mënyrë krejt të fshehtë, por shumëçka nuk shkonte. Akuzat se i ishin falur Greqisë 255 kilometra katrorë det, u zbuluan më vonë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ishte çlirimi nga një marrëveshje qeveritare, që binte në dëm të shtetit tonë. Të parët që këmbëngulën për nënshkrimin e marrëveshjes ishin grekët, që gjetën miratimin e palës shqiptare. Mirëpo zërat kundër saj po gjallonin gjithnjë e më shumë. Gjithçka ishte bërë në mënyrë të fshehtë dhe u bë fakt i kryer me nënshkrimin e një marrëveshje ministrore. Bakojanis u largua e qetë nga një vizitë që për të ishte historike. Me vete mori jo vetëm çelësin e Tiranës të dhuruar asokohe nga kryebashkiaku Edi Rama, por edhe një dosje të nënshkruar për ndarjen e ujrave territoriale mes dy vendeve që mbante firmën e ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Marrëveshja e fshehtë po bëhëj publike gradualisht, kur nga Ministria e Jashtme dolën disa informacione mbi koordinatat e përcaktuara. Reagimet ishin të shumta, por politika qeveritare ishte e qetë, ajo e kishte hedhur firmën dhe për të treguar se ishte e barabartë me palën greke, kryeministri bëri një demonstrim publik me një kompas në dorë. Ai pretendonte se askush nuk kishte dalë i humbur, por ishin përcaktuar kufijtë detarë në bazë të ligjeve të vendit. Këtu gaboi, pasi ishin të tjerë që vendosin mbi ligjshmërinë. Pas ankesës së kryer nga Partia Socialiste, më datë 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë hodhi poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Për anëtarët e Kushtetueses që rrëzuan marrëveshjen, shkeljet ishin të shumta e lidheshin me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje, nuk ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë dhe nuk ishin zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare mes dy vendeve, me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm. Greqia nuk tërhiqet, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare.

Kanalet janë hapur dhe ndonëse Greqia po lundron në ujrat e krizës ekonomike, nuk është dorëzuar për çështjen e ndarjes së ujrave detare me Shqipërinë. Përkundrazi, po këmbëngul që të rinënshkruhet marrëveshja e re, duke iu përmbajtur pikë për pikë së parës. Vizita e shpejtë e ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Panariti në Greqi pritet për një fjalë të dhënë për rinegocimin e marrëveshjes së re detare. Panariti, në prag të vizitës në Greqi, ka mohuar faktin se Greqia do të kushtëzojë gazsjellësin transadriatik TAP, me marrëveshjen e ujrave. Jam i njohur me interpretimin që i kanë bërë mediat projektit TAP. Dua të them që nuk ka varësi mes këtij projekti dhe marrëveshjes së ujrave. Progresi i njërës nuk do kushtëzohet nga regresi i tjetrës prej palës greke, tha Panariti. Sipas tij, grupet e punës së ngritura për rinegocimet e marrëveshjes detare janë duke diskutuar, por mbi bazën e legjislacionit ndërkombëtar dhe pa anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila anulon praktikën e mëparshme. Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Jashtme shprehen se negociatat e reja do të kenë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese në disa pika, ku njëra prej tyre është përfshirja e institucioneve të rëndësishme, siç është presidenca. Do të ngrihet një grup pune ku të përfshihën shumë institucione. Ndërsa për atë që është më e rëndësishmja, pikërisht koordinatat detare, do i përmbahen marrëveshjes së parë, me ndryshime të vogla. nga të dhënat konfidenciale mësohet se mund të negociohet për një hapësirë të vogël që mund ti kalojë palës shqiptare, por do ti përmbahen më shumë marrëveshjes së parë.

Njeriu që u bë i njohur për kundërshtimin mbi baza profesionale të kësaj marrëveshjeje, kolonel prof.dr.Myslym Pashaj, në një intervistë për revistën tregon momentet kritike të marrëveshjes së parë dhe përuljen shtetërore të qeverisë sonë, duke mos qenë të barabartë me palën greke. Në këtë mjedis diplomatik e profesional midis të dy vendeve unë nuk hyra për të bërë disa kritika, po reagova në bazë të fakteve të hulumtuara për ta hedhur poshtë në mënyrë tërësore atë marrëveshje. Këtë mori dhe Gjykata Kushtetuese dhe e shqyrtoi me aq kujdes në aspektin teknik dhe ligjor gjer në gremisjen e saj të plotë, shprehet Pashaj. Sipas tij që nga ajo kohë e rrëzimit të marrëveshjes dhe deri tani kanë lundruar në ujra krejtësisht të dyshimta. Sepse e dyshimta e parë për kolonelin është vetë qeveria, e cila nuk ka pa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›