E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, trajneri Duro denoncon kreun e bashkise se Peqinit

Trajneri i Beses, Shpetim Duro pas dhunes dhe episodeve anormale per nje ndeshje futbolli, ka ngritur nje padi penale ne drejtim te kryebashkiakut te Peqinit, Ilir Rushi. Duro i eshte drejtuar dje organeve kompetente, per te bere denoncimin ne fjale.
Pas ndeshjes Shkumbini- Besa dhe eliminimit te ekipit vendas, ka pasur tension ne fushe dhe si rrjedhoje edhe dhune ndaj stafi drejtues te ekipit te Beses. Trajneri Shpetim Duro eshte goditur dhe sipas tij ka qene kreu i bashkise se Peqinit ai qe ka ushtruar dhune ndaj tij, se bashku me nje pjesetar te stafit drejtues te Shkumbinit, Roland Dervishi. Nje dite pas ngjarjes se rende trajneri i Beses se Kavajes, Shpetim Duro ka paditur penalisht kreun e Bashkise se Peqinit, Ilir Rushi dhe theksoi ne lidhje me kete veprim. "Normalisht nuk jam gezuar shume per kualifikimin e arritur pas ndeshjes se dyte te kupes, sic mund te ndodhte, per shkak te problemeve te shumta", - theksoi Duro. "Jam shume, shume i shqetesuar kur ben veprime skandaloze nje njeri qe eshte figura kryesore e qytetit, i cili duhet te jape shembullin pozitiv per kete qytet. Goditet nje trajner qe eshte ne krye te detyres. Me kaq besoj se nuk ka nevoje per koment. Une do bej denoncimin ne prokurori per te sensibilizuar opinionin qe ngjarje te tilla mos te ndodhin", - thote Duro. Nderkaq, episodet pas ndeshjes mund te kishin degjeneruar edhe me keq, pasi tifozet vendas tentuar te futeshin ne fushen e lojes. Nderhyrja e Policise minimizoi deri diku ngjarjen, por nuk pengoi dot, nisur edhe nga imuniteti i tyre disa drejtues te ekipit te Shkumbinit. Kreu i baskise, Rrushi pritet te pergjigjet para drejtesise pas denoncimit te Duros, qe pretendon se eshte goditur rende prej tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›