Berisha, ftesë biznesit estonez për investime në Shqipëri
07/04/2010 Energjia dhe turizmi në qendër të vëmendjes për investime të huaja
Kryeministri Sali Berisha fton biznesmenët estonezë të shtrijnë investimet e tyre në Shqipëri, ndërsa i siguroi se përpjekjet e tyre do të shpërblehen, duke u shndërruar në histori suksesi. Ftesa e Kryeministrit shqiptar u bë dje gjatë Forumit të Biznesit "Investement in Albania", ku merrte pjesë edhe homologu i tij estonez, Andrus Ansip, si dhe biznesmenë të të dy vendeve. Duke hapur punimet e këtij Forumi, Kryeministri Berisha e cilësoi vizitën e parë zyrtare të një Kryeministri nga Estonia në Shqipëri, si një impuls mjaft të fuqishëm për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, që priten të zhvillohen me shpejtësi në të ardhmen. Kreu i qeverisë shprehu bindjen se investimet estoneze në Shqipëri do të kenë një sukses të padiskutueshëm. "Unë ju ftoj të investoni në këtë vend, i cili është i vogël, por ka një potencial shumë të madh. Potencialet më të mëdha që vendi ju ofron janë: energjia, turizmi, prodhimi e minierat", tha Kryeministri Berisha. Duke iu referuar prioriteteve të qeverisë shqiptare për sa i përket investimit dhe zhvillimit të energjetikës në vend, duke e kthyer Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon, Kryeministri Berisha i siguroi të pranishmit se kjo është një ndër fushat më të favorshme, ku biznesmenët estonezë mund të investojnë. “Pozita gjeografike e Shqipërisë, burimet natyrore shumë të mëdha të Shqipërisë në fushën e energjisë, e bëjnë këtë vend një nga vendet më të mira për të investuar në fushën e energjisë”, theksoi ai. Gjithashtu një pjesë të rëndësishme në fjalën e Kryeministrit zuri edhe paraqitja e mundësive që ofron turizmi. “Turizmi, bregdeti i Shqipërisë me një gjatësi rreth 400 kilometra, është bregdeti më i paprekur, më i mirë, me tipare të kombinuara, me rërë në pjesën e Adriatikut dhe me shkëmbinj në pjesën e bregdetit të Jonit, ku ujërat janë të mrekullueshëm. Tregu i turizmit në Shqipëri është më i qëndrueshmi në Evropë. Vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi i parë në botë në rritjen e turizmit, jemi rritur me 35 për qind”, vazhdoi Berisha. Ftesa e palës shqiptare për investim është mirëpritur nga pala estoneze. Kryeministri Andrus Ansip ka deklaruar se biznesi estonez është interesuar për investime specifike në Shqipëri. Gjithashtu ai siguroi rritjen e pranisë së biznesit të këtij vendi në Shqipëri, ndërsa prezantoi edhe disa prej biznesmenëve që e shoqëronin. Ansip vlerësoi se Shqipëria nxit një interes të madh për të investuar në energji, telekomunikacion, turizëm etj., dhe këto janë arsyet që sipas tij do të bëjnë që prezenca e biznesit estonez në Shqipëri të rritet sa më shpejt.
Informatizimi
Informatizimi i shoqërisë dhe përqasja e modelit estonez të teknologjisë së avancuar, për të ecur me shpejtësi drejt objektivit madhor të qeverisë shqiptare “Shqipëria dixhitale” është një tjetër fushë, të cilën Kryeministri Berisha e vlerësoi se do të jetë një urë lidhëse për sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.