E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mysafiri” kap 4 tutorët që shfrytëzuan në hotele 17-vjeçaren

07/04/2010 Për tre muaj me radhë e mbajnë me zor. 17-vjeçaria strehohet në qendrën e Linzës

TIRANE- Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë rrëmbyer dhe më pas shfrytëzuar si prostitutë një vajzë 17-vjeçare. Për rreth tre muaj me radhë, e mitura është mbajtur e izoluar në banesën e njërit prej shtetasve të arrestuar, ku pikërisht në këtë shtëpi dhe në disa hotele ajo kryente marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm. Shuma financiare që tutorët kishin vënë për çdo klient që kërkonte të kryente seks me vajzën 17-vjeçare, varionte nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 100 mijë. Lidhur me këtë çështje agjentët e policisë kishin siguruar informacione të sakta se e mitura shfrytëzohej për qëllime përfitimi nga katër personat që quhen: Gentian Prenga 27 vjeç, Artur Përdokaj 44 vjeç, Albert Stafa 27 vjeç dhe Fjordi Avdiu 24 vjeç që të gjithë nga Tirana. Për të parandaluar aktivitetin kriminal të tyre, ditën e djeshme policia ka organizuar operacionin e koduar “Mysafiri”, ku në pranga ranë katër shtetasit e sipërcituar si dhe u sekuestruan një sërë provash materiale si: Koncatreptivë, 20 celularë, dy automjete, si dhe 15 000 lekë të reja. Hetimi për këtë çështje ka filluar mbi bazën e procedimit penal me nr. 1117 të regjistruar në Prokurorinë e Tiranës. Nga të dhënat e administrua në dosje konstatohet se 17-vjeçarja kishte njohje me njërin prej personave të arrestuar. Ky i fundit i kishte prezantuar asaj edhe tre shokët e tij, duke i premtuar se ata do përpiqeshin që e mitura të bënte një jetë më të mirë në Tiranë, pasi në fshatin e saj e mitura kryente një jetë të vështirë ekonomike. Duke i besuar fjalëve të njërit prej personave të arrestuar, 17-vjeçarja ka pranuar të largohet nga banesa duke u akomoduar në një apartament të ri që ndodhet në një nga zonat e kryeqytetit. Largimi i saj është kryer në ditët e para të vitit 2010, dhe pasi është strehuar në banesë, 17-vjeçarja mësohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me katër shtetasit e arrestuar. Pasi kanë shfryrë epshet e tyre seksuale, këta të fundit kanë vendosur që të trafikojnë të miturën për qëllime përfitimi. Përgjatë tre muajve 17-vjeçarja, e mbajtur në izolim ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me personat që i gjenin katër tutorët e saj. Fillimisht ajo është prostituar në banesën ku stresohej dhe më pas është vendosur në ambientet e hotel “Vito” që ndodhet buzë autostradës Tiranë-Durrës, si dhe në disa hotele të tjera të kryeqytetit. Të gjitha paratë e fituara nga ushtrimi i prostitucionit, administroheshin nga katër personat e arrestuar. Aktualisht policia dhe Prokuroria e Tiranës ka strehuar të miturën në qendrën e rehabilitimit në Linzë, ndërkohë që një mjek psikolog është duke kuruar 17-vjeçaren. Për të sqaruar rrethanat e këtij krimi, agjentët e seksionit kundër trafiqeve, kanë marrë në pyetje katër personat e arrestuar, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura, duke pohuar se e mitura ka pranuar vetë të kryejë marrëdhënie seksuale dhe se nuk është detyruar prej tyre.

Përgjegjësia penale

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Tiranës, përgjegjësia penale për katër shtetasit e arrestuar do të përcaktohet, në kohën kur të merren deklarimet e 17-vjeçares së dëmtuar. Në qoftë se kjo e fundit do të pranojë të tregojë rrethanat e shfrytëzimit, atëherë në gjykatë rëndohet pozicioni i të arrestuarve. Burimet sqaruan se edhe në qoftë se e mitura deklaron në favor të tyre, të arrestuarit nuk shpëtojnë nga përgjegjësia penale, pasi ata i kanë krijuar kushtet që ajo të kryente seks me shtetas të ndryshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›