E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, ftese biznesit estonez per investime

Kryeministri Sali Berisha nisi dje nje vizite zyrtare dyditore ne Estoni. Me ftese te

homologut te tij, Kryeministrit estonez, Andrus Ansip, Berisha nisi viziten per te takuar edhe personalitete te tjera te larta te vendit baltik. Fillimisht, Berisha pritet te zhvilloje nje takim me homologun e tij dhe pastaj te dy kryeministrat do te dalin ne konference te perbashket per shtyp. Me pas kreu i qeverise pritet te takohet me Presidentin Toomas Hendrik Ilves, Kryetaren e Parlamentit, Ene Ergma, kryetarin e Komitetit parlamentar per Ceshtjet e Jashtme, Sven Mikser dhe kryetarin e Grupit parlamentar Estoni-Shqiperi, Rain Rosimannus. Gjate qendrimit te tij ne kryeqytetin e Estonise, Tallin, kreu i qeverise Berisha do te kete edhe nje tryeze pune me perfaqesues te komunitetit te biznesit estonez, gjate se ciles do te prezantoje zhvillimet ekonomike te vendit, reformat ekonomike dhe fiskale te ndermarra nga qeveria dhe potencialet qe Shqiperia ofron per investimet e huaja ne fusha te ndryshme. Kryeministri ne takimin e tij me biznesmenet estoneze do te kerkoje investime ne vend per sektoret me prioritare. Pritet qe Kryeministri Berisha te tregoje edhe per reformat e ndermarra ne vend ne kuader te terheqjes se biznesit te huaj per investime ne Shqiperi dhe lehtesirat per thithjen e ketyre investimeve. Po keshtu nje ceshtje qe pritet te bisedohet mes paleve eshte edhe ajo e Kosoves, ku Kryeministri Berisha pritet te kerkoj mbeshtetjeje per njohjen e pavaresise se shtetit te sapoformuar.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›