Dalipi: Qeveria, ndihme per bujqesine
Partia Socialiste paralajmeroi dje nje krize te re cmimesh. Sipas kesaj partie, kjo krize mund te jete me e forta ne 18 vitet e fundit. Deputeti socialist, Alfred Dalipi, ndalur ne kete ceshtje, kerkoi qe "qeveria te marre masa te menjehershme financiare dhe fiskale per produktet bujqesore, duke nxitur prodhimin vendas bujqesor dhe duke rikonceptuar nga e para subvencionimin". Qendrimin e tyre socialistet e bene ne apelin e ardhur nga Banka e Shqiperise, ku Guvernatori i Bankes kerkoi qe per nje ekonomi si Shqiperia, duhet te rriten siperfaqet e mbjella dhe produktiviteti per njesi. Sipas Dalipit, qeveria duhet te shtoje masen e ndihmes financiare per sektorin agro-ushqimor, si dhe te marre masa per te shmangur politikat selektive ne subvencionimin e programeve mbi bujqesine dhe keqperdorimin e fondeve nga donatoret e huaj. Madje, duke fajesuar qeverisjen aktuale sa i takon krijimit te kesaj situate, deputeti socialist kerkoi nga qeveria "Berisha" qe t'i rikthehet programit qeveritar. "Zhvillimi i infrastruktures dhe i sherbimeve publike dhe private ne fshat, vecanerisht zhvillime sasiore dhe cilesore do te ndryshojne cilesisht jeten ne zonat rurale. Sigurisht qe kjo nuk po ndodh, por fshati po kercenon tani edhe qytetin duke transferuar varferine ne zonat urbane nepermjet cmimeve kur prodhohet, apo edhe braktisjes totale te tokes", theksoi Dalipi, lidhur me kete ceshtje.