Drejtesi per vajzen ose vetegjyqesi
Gezim Ashimi
"Mjeku Xhevahir Hoxhallari e vrau vajzen time dhe une nuk do t'i ndahem deri ne fund per drejtesi". Jane keto fjalet e Besim Petritit, babait te 17-vjecares qe vdiq nga shoku hemorragjik pas operacionit ne bajame. I kthyer nga dreka e mortit, pasi eshte derguar ne banesen e fundit vajza e tij, Besim Petriti me gjithe dhimbjen dhe lodhjen e madhe te ketyre diteve, ka nje force te brendshme per te denoncuar mjekun, qe, sipas tij, i shkaktoi vdekjen vajzes. Ndersa nis e tregon te gjitha peripecite qe ka kaluar nga ajo dite e mbrapshte e operacionit, prindi i vajzes ne te gjitha rastet qe bie fjala per punen e mjekut e tregon ate si te pakujdesshem e pergjegjes per jeten e vajzes. "I dhashe aq leke sa me kerkoi per nderhyrjen kirurgjikale, por pas operacionit te pare filloi te me refuzonte dhenien e lekeve e nga kjo dyshova qe mjeku nuk kishte shume garanci per jeten e vajzes sime", thote Besim Petriti. Ndersa daja i vajzes, Luan Adili shton se "nuk do te kishin shume dyshime per nje mjekim te pakujdesshem ne rast se vajzes do t'i nderlikohej gjendja shendetesore e mund te kishte vdekur qe ne operacionin e pare". "Kaluan 28 dite te tmerrshme me hemorragji te vajzes e vizita te shumta ne spitalin e Korces derisa ajo vdiq, dhe per kete ne akuzojme mjekun Xhevahir Hoxhallari", shprehet daja i te ndjeres. Te afermit e Matilda Petritit, tashme kane mjaft rezerva per punen e mjekut. Sipas tyre, vajzes edhe mund te mos i kryhej nderhyrja kirurgjikale per heqjen e bajameve, pasi nuk ishte ne gjendje aq te rende, por i kane besuar mjekut nisur nga emri i tij i mire dhe keshtu i kane lene ne duar kryerjen e operacionit. Komplikacionet per 17-vjecaren kane filluar menjehere pas nderhyrjes kirurgjikale, me hemorragji qe dyshohet se eshte provokuar nga prerja e nje vene ne fyt. Pas alarmit qe kane ngritur te afermit, mjeku Hoxhallari eshte detyruar te kryeje edhe nje nderhyrje te dyte kirurgjikale, por pa asnje permiresim. "Na tha se hemorragjia i vinte nga ndonje vene e keputur prej operacionit, dhe na pergjigjej se e dinte ai punen e vet, pa na dhene shume shpjegime. Nderkohe qe vajza ka vuajtur shume dhe mbulohej ne gjak nga hemorragjia", tregojne te afermit e 17- vjecares. Ata i kane kryer vizita edhe ne Korce, ku per mjeket e ketij spitali nuk kane ankesa, por shprehen se kolege te Xhevahir Hoxhallarit vetem sa kane nderhyre per te ndalur perkohesisht hemorragjite e pacientes. Ditet e fundit gjendja shendetesore e saj eshte renduar se tepermi dhe eshte vendosur pas nje vizite ne spitalin e Korces qe ajo te dergohej ne Tirane. "Mjeku pogradecar nuk pranoi te vinte me ne ne autoambulance po na vinte nga pas me makinen e tij. Kam bere vete edhe mjekun edhe infermierin gjate rruges", thote Besim Petriti. Sipas tij, shtrimi i vajzes larg dhomes se urgjences ka ndikuar ne kryerjen e sherbimeve ndaj saj, nderkohe qe mjeku Hoxhallari sikur e ka hequr pergjegjesine me shtrimin e pacientes se tij ne Tirane. "Kur ka marre vesh vdekjen e vajzes sime, eshte hedhur nga dritarja, ndersa mua me tha per humbjen e jetes se Matildes nje punonjes policie", shprehet Besim Petriti. Ai shton se mjeku eshte zhdukur, pasi ka ndodhur vdekja e vajzes, por nuk do t'i ndahet duke kerkuar drejtesi. "Ne kemi denoncuar vdekjen e vajzes se sone dhe kerkojme te veproje ligji nga organet e drejtesise, ne rast te kundert do te kete vetegjyqesi ndaj mjekut qe une e konsideroj si vrasesin e vajzes sime", thote babai i 17-vjecares.
Mjeket e Korces: I dhame gjak
Nendrejtori i spitalit rajonal te Korces, Ilir Koroveshi, tregon se 17-vjecarja Matilda Petriti ka mberritur ne spital me hemorragji te theksuar dhe anemi per shkak te humbjes se gjakut. "Vajzes i jane dhene disa flakon gjak per t'i ardhur ne ndihme. Pacientja ka mberritur ne gjendje kritike dhe ishte e pamundur te mbahej ne spital", thote mjeku Koroveshi.
G.Ashimi