E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, "josh" deputetet rebele socialiste qe votuan kunder

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, vleresoi qendrimin e deputeteve qe votuan kunder ndryshimeve kushtetuese mbi sistemin politik. Ne kete menyre, duke u ndalur ne emra konkret, Meta vleresoi se "pershendes deputetin e njohur socialist, zotin Koci, i cili nuk arsyetoi ekonomikisht, por arsyetoi politikisht, dhe nuk shkeli mbi veten e tij, mbi sakrificat e tij dhe gjithe socialisteve, te cilet kane derdhur gjak ne vitin 1994 per te rrezuar ate Kushtetute, qe Sali Berishes ia falen naten e 21 prillit". Madje, ne vijim te vleresimeve te tij per qendrimin e mbajtur nga disa deputete socialiste, kryetari Meta beri me dije se "vleresoj edhe ata deputete te tjere socialiste, sepse nuk ishte vetem zoti Koci, te cilet kane votuar kunder kesaj Kushtetute, qe nga Taulant Dedja, Luan Memushi, Durim Lamaj. Mendoj qe i kane bere nder vetes, duke mos gjykuar dhe arsyetuar ekonomikisht. Me sa duket, zoti Koci eshte i kenaqur me ate status social dhe ekonomik qe ka, dhe ka paresore dinjitetin e tij dhe jo shtimin e pasurise ne kurriz te votuesve te vet, qe jane pa pune dhe qe jane edhe pa shtepi". Gjithashtu, vleresimin e tij, Meta e bazoi dhe ne faktin se keta deputete nuk shkelen mbi verdiktin e sovranit, i cili votoi ne mbare vendin per kete Kushtetute ne vitin 1998. "I vleresoj qe respektuan sakrificat e shqiptareve, se ndoshta e keni harruar, por po ua kujtoj te gjitheve se shqiptaret per Kushtetute te re dhe demokratike ne 1998 kane votuar edhe ne shi ne Tirane dhe shikojini kronikat tuaja te lajmeve te asaj kohe se si rrinin me qindra njerez neper gjykata per te marre vertetime qe te shkonin dhe votonin permes shiut. Kane votuar gjysma e Shqiperise ne bore, ne veri e ne Korce, dhe ne shume zona te tjera te thella te vendit. Vleresoj kete qendrim parimor te Petro Kocit", u shpreh Meta gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje.

Meta: Rama, ende nuk ktheu pergjigje per letren

"Nuk kam marre ende ndonje pergjigje. Shpresoj te kete nje reagim pozitiv, sepse ne kemi ofruar dhe nje kompromis. Kompromisi yne eshte qe, ne kerkesen per referendum te mos veme sistemin zgjedhor, meqenese zoti Rama e ka pasur per zemer kete lloj sistemi, pavaresisht se ne kemi verejtje parimore per sistemin. Te mos e veme sistemin zgjedhor", beri me dije Meta, lidhur me letren e tij derguar per kryetarin Rama.

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›