Berisha ftoi Marokun të njohë Kosovën

Berisha diskutoi sot me Kryeministrin e Marokut, Abdel - Illah Benkiran rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe përsëriti ftesën që investitorët marokenë të vijnë në Shqipëri, duke nënvizuar veçanërisht si fushë me interes hidro-energjinë.
Kryeministri Berisha pasi siguroi Kryeministrin maroken për qëndrimin e Shqipërisë, e cila njeh i integritetin e Marokut, u ndal në situatën në rajon e në veçanti në Kosovë, ku theksoi se procesi që ka nisur aty është i pakthyeshëm. Ai ftoi autoritetet marokene të dërgojnë një grup përfaqësuesish për të parë këtë realitet të ri.
Në këtë kontekst, Berisha u shpreh se autoritetet shqiptare do ta vlerësonin së tepërmi nëse autoritetet marokene do të merrnin në konsideratë njohjen e shtetit të ri të Kosovë.
Kryeministri Maroken, pasi falënderoi Kryeministrin Berisha për çështjen e integritetit, i premtoi atij se do ta shikojnë me seriozitet kërkesën e autoriteteve shqiptare, si një subjekt tepër i rëndësishme për rajonin.
Kryeministri Berisha vlerësoi se është e rëndësishme ndërtimi i një agjende bashkëpunimi me fushat me interes për të dy palët. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin Benkiran për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha u ndal në Konferencën e Nivelit të lartë që parashikohet të zhvillohet në Shqipëri në datën 9 nëntor, me rastin e përmbylljes së Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.