Berisha fton Kastriot Islamin që të bashkohet me PD

Berisha bashkë me Fatos Nanon dhe Ilir Metën
Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike – ashtu siç bën vazhdimisht ka komentuar mbi zhvillimet e fundit brenda opozitës. Këtë herë ai ka folur për Kastriot Islamin, për të cilin grupi parlamentar i Partisë Socialiste mund të marrë vendimin për përjashtimin e tij nga grupi.
Berisha, gjatë një ceremonie për promovimin e librit biografik për Enver Hoxhën të Blendi Fevziut, i ka bërë ftesë Islamit që ti bashkohet PD-së. Me doza sarkazme, Berisha është shprehur se në PD nuk bëhen përjashtime ndaj edhe i sugjeronte Islamit një gjë të tillë.
Berisha edhe pse vazhdimisht është shprehur se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e opozitës, nuk lë rast ti shpëtojë pa komentuar zhvillimet brenda saj.
Në rastin e drejtimit të një sfide të kreut të PS-së Edi Rama për debat publik me të, Berisha reagojë duke thënë se nuk dëshironte pasi kështu do të ndikonte në kongresin e PS-së.
Berisha ka përdorur vazhdimisht divergjencat brenda radhëve të PS-së për ti kthyer ato në kapital politik për partinë e tij.