E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësit e policisë: Qeveria të na shpërblejë, ose nisim grevë

Share

Punonjësit e policisë shprehen të irrituar me vendimin e qeverisë për mosdhënien e shpërblimeve për punonjësit e policisë. Kreu i sindikatës Sadedin Fishta në një prononcim për mediat është shprehur se qeveria ka bllokuar padrejtësisht fondin, i cili do të përdorej për shpërblimet e policëve.

Fishta është shprehur se, nëse qeveria nuk do të shpërblejë punonjësit e policisë, atëherë këta të fundit do të nisin një sërë grevash.

Sipas tij, punonjësve të policisë nuk u paguhet prej vitit 2003 vjetërsia në punë, ndërsa të ardhurave të policëve u mungojnë edhe pagesat për trajtimin ushqimor prej vitit 2008.

Edhe pse vendosi që të shpërblejë gjithë administratën, qeveria tërhoqi fondin për shpërblimin e punonjësve të policisë, duke vendosur kështu që mos ti shpërblejë këta të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›