E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku te drejtohet nga PS

E hane 19 Dhetor 2011 1705

GJIROKASTERPer te dyten here gjykatat rrezojne padine e Prefektures se Gjirokastres duke legjitimuar ne krye te Keshillit te Qarkut socialistin Sulo Mucobegaj.

Gjyqtaret e faktit pasi shqyrtuan ceshtjen ne themel cmuan se pretendimi i prefektures per shkelje te procedurave gjate zgjedhjeve ishte i pambeshtetur ne fakte. Perfundimisht drejtesia dha drejtesine. Qe ne fillim kisha bindjen se gjithe kjo loje e stisur nuk kishte baze ligjore dhe perfundimisht sot gjykata e tha kete qe nuk ka baze ligjore. Sinqerisht me vjen keq qe Institucioni i Prefektit qe eshte institucioni kryesor per mbrojtjen e ligjshmerise jo vetem nuk njeh ligjet po vete prefektja nuk i zbaton ato eshte shprehur Mucobegaj. Nga Prefektura nuk behet e ditur nese do ta ankimoje vendimin brenda 15 ditesh. Ne muajin shtator gjykata e shkalles se pare kishte pezulluar aktivitetin e socialistit Mucobegaj si kryetar qarku. Rrezimi i ketij vendimi nga Gjykata e Apelit u pasua me nje tjeter padi te prefektes kete radhe per shqyrtimin ne themel te ceshtjes.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›