Bulqizë, plagosje me armë zjarri, në kërkim autori
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e ditës së sotme në Bulqizë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Gjithshka ka ndodhur në komunën Shupenzë ndërsa plagë të rënda ka marrë shtetasi Diamand Tançi.
Sipas të dhënave, i plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital, duke iu nënshtruar ndërhyrjes së specializuar të mjekëve kirurgë.