Çekia nderon ish- presidentin e ndjerë
Tre ditë zie do të mbahen në nder ish- presidentit Vaclav Havel. Qeveria e Çekisë ka shpallur ditë zie nga dita e mërkurë deri në të premten.
Nën nderime të larta shtetërore do të varroset shkrimtari, disidenti dhe presidenti i fundit i Çekosllovakisë dhe presidenti i parë i Çekisë së pavarur.
Havel ndërroi jetë ditën e dielë, në moshën 75 -vjeçare. Ngushëllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.