Berisha fton Ramen Voto Gjykaten Administrative
Gjate turit te zhvilluar ne jug te vendit Kryeministri Sali Berisha eshte ndalur ne qytetin e Permetit dhe Tepelenes. Ai mori pjese ne perurimin e punimeve per rindertimin e rruges hyrese te qytetit te Permetit nje investim qe kap vleren e 66 milione lekeve. Edhe nga Permeti Kryeministri Berisha ftoi kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama per te votuar projektligjin per Gjykaten Administrative. Sipas kreut te qeverise Rama refuzon te votoje projektligjin pasi nuk perfiton dot me 20 mbi lejet e ndertimit.
Te kthesh mbrapsht nje ligj te votuar nga Kongresi i vendit mik dhe te thuash nuk e votoj ne Parlamentin shqiptar nuk ka gje me te turpshme. Kjo ndodh sepse me Gjykaten Administrative nuk vendos dot me 20. Nuk ka me seksere qe tu thote ndertuesve ose 20 ose leje nuk merrni. Megjithate une jam ketu per ti bere thirrje edhe nje here ta votoje ligjin se ke bere nje akt te pashembullt me refuzimin e tij - theksoi kreu i qeverise.
Berisha u premtoi permetareve se qeveria shqiptare do te investoje ne ujesjelles kanalizime infrastrukturen rrugore dhe qendra shendetesore. Gjate turit te zhvilluar ne jug te vendit Kryeministri Berisha eshte ndalur ne qytetin e Permetit ku ka marre pjese ne perurimin e perfundimit te punimeve per rindertimin e rruges hyrese te qytetit nje investim qe kap vleren e 66 milione lekeve. Kryeministri Berisha u ndal edhe tek vendimi i Parlamentit Evropian per heqjen e vizave duke theksuar se ky vendim historik nuk ka ardhur si nje rrufe ne qiell te hapur e as si dhurate por si nje perpjekje e madhe e shtetasve shqiptare dhe si rezultat i reformave te medha te ndermarra nga qeveria te cilat e bene Shqiperine nje nder vendet me te sigurta ne rajon dhe ne Evrope. Po dje Berisha peruroi ne komunen Petran te rrethit te Permetit rikonstruksionin e rruges qe te con ne fshatit Benje. Perfundimi i kesaj rruge eshte nje investim qe kap vleren 102.4 milione leke dhe ka nje gjatesi prej 6.5 km. Kryeministri Berisha u shpreh se rikonstruksioni i kesaj rruge do ti jape nje jete te re jo vetem komunes por dhe vendit ne teresi pasi ben te mundur qe llixhat e kesaj komune te behen gjithnje e me te prekshme duke u shnderruar ne nje nga epiqendrat e medha te turizmit banjar ne Shqiperi. Ai theksoi gjithashtu se qeveria do te mbeshtese cdo projekt te familjeve per fermat e tyre dhe te komunes ne menyre qe te urbanizohen teresisht edhe zonat me te thella. Gjate vizites se tij ne jug te vendit Kryeministri Berisha u ndal dhe ne qarkun e Tepelenes. Kryeministri peruroi perfundimin e punimeve per rikonstruksionin e rruges se Hormoves nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 35.2 milione leke rruge e cila do te lidhe banoret e ketij fshati me aksin kryesor kombetar. Rikonstruksioni i plote i ujesjellesit te Tepelenes ka qene nje tjeter perurim qe Kryeministri Berisha beri gjate vizites se tij ne Tepelene ne kuader te turit te zhvilluar ne jug te vendit. Ky investim me vlere 200 milione leke do te mundesoje furnizimin me uje 24 ore pa nderprerje me rrjedhje te lire per 100 mije banore te Tepelenes.