E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset rëndë në aksident 24-vjeçarja

Policia bëri të ditur se një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur rëndë të renë, me iniciale N.M, e cila tashmë ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza ishte pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi Qerim Alla, 50-vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë. Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. Po punohet për të sqaruar më tej rrethanat e ndodhjes se këtij aksidenti. 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 13:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›