E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh ne tryeze aleatet

Opozitaret pritet që rreth orës 12 të takohen së bashku në takimin e përjavshëm të së martave. Krerët e partive opozitare do të takohen në selinë e PDK-së, për të diskutuar rreth temave që shqetësojnë opozitën në këtë periudhe.

Me nisjen e negociatave mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, pritet që tema kryesore e bisedimeve mes Edi Ramës dhe aleateve të tij të jenë pretendimet e këtyre të fundit për ligjin e ri për zgjedhjet.

Para zgjedhjeve të 2009, ligji zgjedhor u hartua nga Partia Socialiste, e cila në atë kohë u akuzua nga aleatët e saj se nuk mori parasysh pretendimet e tyre.

Në takim do të mungojë kreu i socialdemokrateve Skënder Gjinushi, i cili për ABC News ka deklaruar se do të ndodhet jashtë vendit. Gjinushi i ka shprehur hapur qëndrimet e tij kundër politikave të Partisë Socialistë gjatë kësaj periudhe. Takimet e opozitarëve janë lajmëruar se do te jenë të përjavshme, çdo të martë për një koordinim më të mirë mes opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›