Ndryshimi i temperaturave sjell edhe sinozitin

Ndryshimi i temperaturave ndikon gjithashtu tek personat me probleme, veçanërisht ata që janë me sinozit.
Përballë kësaj situate, mjekët këshillojnë personat që shfaqin shenja të rrufës, karakteristike në këtë periudhë, të drejtohen tek mjeku, pasi nëse zgjasin më shumë se rreth dy javë duhet menduar për sinozit. "Ndërrimi i klimës ndikon në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me pasojë dhe riakutizimin e simptomave të sinozitit", pohojnë mjekët otoriono-laringologë. Sipas tyre, ky është edhe sinozoti më i përhapur dhe që haset rëndom tek pacientët e prekur nga kjo sëmundje.
Sipas mjekëve, sinozitët krijohen edhe nga sëmundje të ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumonia, por edhe nga dhëmballët e sëmura. Sa i përket ekzaminimit, është mjeku ai që vendos diagnozën, duke u bazuar në mënyrën e fillimit të sëmundjes, në shenjat subjektive të të sëmurit. Shenjat janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje dhe paaftësi në punë. Por mund të shfaqen edhe probleme në pamje dhe në nuhatje, thonë mjekët, të cilët pohojnë se ankesa kryesore është dhimbja në ballë, faqe, dhëmbë, etj. /Start/
2011-09-20 13:57