Berisha fton investitorët turq për investime në bujqësi
Gjatë bisedës, Berisha i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që qeveria turke, Kryeministri Erdogan dhe Presidenti Gyl i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë.
Zonja Sahin i kushtoi një rëndësi të veçantë Protokollit të nënshkruar në kuadër të Komisionit Ekonomik Shqiptaro-Turk, midis ministrisë që ajo drejton dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, duke theksuar se ai do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, si dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri Berisha, garantoi zbatimin rigoroz te tij, si dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të firmosur çdo marrëveshje që plotëson kuadrin e bashkëpunimit me Turqinë. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë se gjatë viteve të fundit, me vullnetin e përbashkët, marrëdhëniet veçanërisht në fushën ekonomike kanë njohur zhvillime të mëdha.
Në këtë kontekst, Kryeministri vlerësoi faktin se investimet turke në Shqipëri janë rritur disa herë dhe shtrihen në fusha të ndryshme si në telekomunikacion, në fushën arsimore, ushtarake etj.. Ai theksoi se do të ishte me interes që investitorët turq të shtrijnë aktivitetet e tyre në fushën e bujqësisë, por edhe të turizmit në Shqipëri, duke sjellë këtu eksperiencën e një vendi me tradita të shkëlqyera në këtë fushë.
Gjithashtu, ministrja turke zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. “Shqipëria është urë lidhëse në Adriatik dhe në Ballkan, është një vend që ka bërë progres të gjithanshëm me reformat, dhe duhet të shërbejë si model edhe për vendet e tjera”, tha ministrja turke gjatë bisedës. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë vizitë si shprehje e lidhjeve miqësore por edhe bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve./Start/
2011-12-01 14:06