Berisha fton serish Ramen te votoje tre ligjet e integrimit
Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë, pasi uroi Barack Obamën për rizgjedhjen në krye të SHBA-se u ndal dhe në zhvillimet politike në vend, ku i drejtoi një tjetër ftesë kryetarit të opozitës, për të votuar tre ligjet kushte për marrjen e statusit të plotë të vendit kandidat. Njëkohësisht, kreu i mazhorancës sqaroi dhe keqkuptimet sa i takon kremtimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Ftesa për votimin e tre ligjeve për integrimin Por gjatë kësaj mbledhje, kreu i ekzekutivit u ndal dhe në tre kushtet e BE-së për marrjen e plotë të statusit të vendit kandidat, duke i drejtuar një tjetër ftesë kryetarit të opozitës që të votojë këto ligje. Po u nisëm nga interesi i qyetetarëve nuk mund të ketë asnjë pengesë për miratimin e tre ligjeve kusht për integrimin. Ndaj e ftoj Ramën të votojë 3 ligjet për integrimin. Për Gjykatën e Lartë ne pranuam amendamentet e PS. Duhet të konsolidojmë më tej shërbimin civil dhe ndaj jemi të gatshëm të dëgjojmë propozimet e PS”, u shpreh Berisha. Ndërsa sa i takon reformës parlamentare, kreu i qeverisë vlerësoi se me insistimin e tij Rama synon që të shpallet Kryeministër. “E drejta e kryeministrit jo si ajo e Ramës, nuk mund të pranojmë që parlamenti të kthehet në arenë e dy vetëve”, nënvizoi Kryeministri. Por duke qenë se lidershipi socialist e kushtëzon votën pro tre ligjeve me qarkun e Fierit, Berisha ofroi alternativën, e cila do të zgjidhte dhe një ngërç të tillë, konkretisht atë të ndërmarrjes së mocionit nga ana e të zgjedhurve vendorë në këtë qark.
“Nuk ka njeri që mund të lidhë ligjin e Gjykatës së Lartë me Fierin sepse janë dy gjëra të ndryshme. Nëse Rama dyshon në statusin aktual të qarkut FR, të kryetarit të anëtarëve të qarkut, atëherë i ofroj një kompromis të qartë politik, secili nga anëtarët dhe instancat t’i nënshtrohen mocionit të besimit, ata në bashki në këshillat bashkiake dhe në komuna dhe përbërja e këshillit të mund të përcaktohet përmes këtij votimi. Por nuk ka jashtë kushteve ligjore, askush nuk mund të cënojë mandatin e këshilltarit, sepse është deputeti i rajonit. E kam thënë 10 herë, më ka dëgjuar të shkoj në Gjykatë të shkoj për Paulinin, njerëzit nuk janë skllevër. Mendoj të mos lidhim të palidhshmen, por urdhërto të votohet ligji në interesin më të mirë dhe meqenëse ke bërë kazus të madh për Fierin t’i vëmë në mocion. Pse ke frikë? Nuk mund të mohosh të drejtën ligjore për anëtarët e këshillave. Këto tre ligje janë kërkuar në mënyrë eksplicite nga Komisioneri Fyle, kur paraqiti progress-raportin për Shqipërinë. Është absurde të besosh se do krijosh kapital politik nga bllokimi”, sqaroi Berisha.
Festimet në Tiranë dhe Vlorë, s’ka përjashtime Nisur nga vetë momenti i rëndësishëm për vendin, kreu i mazhorancës i bëri thirrje Ramës që më votë në Kuvend për tre ligjet e BE-së, të eleminojë çdo cenim të mundëshmë të këtij muaji të rëndësishëm për vendin. Njëkohësisht Kryeministri i mëshoi me forcë faktit se në kremitimet për 100 vjetorin nuk ka përjashtime as të Tiranës e as të Vlorës. “Ky është një muaj shumë i veçantë, festojmë dhe të ndihemi krenar e të privilegjuar për 100 vjetorin e pavarësisë. E festojmë sepse qëndrojmë mbi sakrificat mbinjerëzore të shqiptarëve në këto 100 vite. Më vjen shumë mirë që Rama do jetë me ne më 8 nëntor në Vlorë bashkë me ne. Absurditet se nuk do festohej në Vlorë, sepse do festohet në mënyrë madhështore. Por, nëse për një provincializëm të shkuar hoxhist mendon se do përjashtohet Tirana, them se Tirana nuk është e imja apo Ramës, por e të gjithë shqiptarëve. Tirana nuk mund të përjashtohet. Nëse ndokush mendon se duke përjashtuar kryeqytetin nga festimet e 100 vjetorit, i them se ka mbetur të paktën 200 vjet mbrapa, kur nuk dihej se ku binte Tirana. Më 28 do të nderojmë bashkë Ismail Qemalin, qytetarët e Vlorës dhe shqiptarët. Ky muaj kërkon bashkim, më shumë se çdo gjë tjetër është apel të bashkohemi rreth interesit të vendit, që është më i pari”, nënvizoi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.