E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush gabohet voton per Obamen

Një gafe aksidentale apo e qëllimshme po bën xhiron  botes. Ish president republikan Xhorxh W Bush ka votuar për demokratin Barak Obama ne një qendër votimi ne Krauford Teksas. Sic shkruajnë dhe mediat amerikane, Bush citohet te kete thene per nje gazetare te “waco times” se te dhënat ne aparatin elektronik nuk ishin te vendosura mire  “nuk mund te zgjedhësh ne këtë mënyrë te gjithë senatoret, përfaqësuesit dhe presidentet te gjithë bashku”.  
“Eshtë e çorganizuar, kështu gabohen votuesit”, ka thënë Bush.  Një dite me pare ndërsa ne SHBA votohej, u be publik një tjetër rast, padyshim rast i izoluar, por qe beri shume zhurme ne faqet e internetit. Një zgjedhës amerikan filmoi votimin e tij në një qendër votimi në Pensilvani. Në aparatin elektronik ai zgjidhte Obamën, por aparati seleksiononte Romneyn. Para se të konfirmonte votën ai provoi sërish, por i njëjti rezultat.
Sipas “NBC News”, aparati i elektronik i votimit kishte dalë jashtë funksionit. Një zëdhënës konfirmoi në faqen e internetit ''Mother Jones'' se aparati elektronik i votimit ishte riparuar dhe mund të përdorej sërish nga zgjedhësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›