Berisha fuqizon Policinë Ndërtimore në varësi të tijNga TemaKryeministri, Sali Berisha, mori vendim dje për të fuqizuar akoma më shumë Policinë Ndërtimore që është në varësi të tij. Ai tha se do ngrihet një strukturë e ndërhyrjeve të shpejta, që syno
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha fuqizon Policinë Ndërtimore në varësi të tijNga TemaKryeministri, Sali Berisha, mori vendim dje për të fuqizuar akoma më shumë Policinë Ndërtimore që është në varësi të tij. Ai tha se do ngrihet një strukturë e ndërhyrjeve të shpejta, që synon të parandalojë tragjeditë.
“Ajo që ndodhi në pallatin e Gjirokastrës, për shkak të papërgjegjësisë së autoriteteve vendore apo të tjera, mund të përsëritet në këtë vend periodikisht. Ndërtimi mbi rrugë dhe mbi oborre shkollash mund të përsëritet për shkak të babëzisë etj.
Lëkundet pallati me 9 kate mbi leje. E sheh bashkia dhe, në vend që të marrë masa për ta prishur dhe për të garantuar jetën, thotë: “Është dhe një pallat tjetër, diku tjetër”. Unë nuk them se nuk është, por në mënyrë absolute ndërtim që të kërcënojë këta qytetarë në mënyrën më evidente nuk do të lejohet, por do të rrafshohet. Këtu nuk do të ketë më asnjë tolerim. Ndaj dhe ky ligj është bërë i domosdoshëm”, - tha Berisha.
Berisha madje lexoi mesazhin e një qytetari për të dhënë idenë e cenimit të sigurisë.
“Nuk jam që ne t’i heqim kompetencat inspektoratit lokal, por jam që çështjet e sigurisë publike janë dhe do të jenë përparësi absolute e qeverisë. Ndaj dhe nuk mundet në asnjë mënyrë që të luhet më tutje, nuk mundet në mënyrë kategorike që të ndërtohen pallate mbi rrugë. Nuk është vetëm një. Ju garantoj se janë të tjera. Më kanë ardhur shumë mesazhe nga qytetarët. Ata janë të inkurajuar nga kjo përpjekje e jona dhe kërkojnë me çdo kusht të veprohet, sepse përndryshe nuk kemi asgjë të sigurt”.
Berisha tha se ligji do të kalojë me përparësi në parlament.
Po dje qeveria vendosi që t’i kalojë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sipërfaqes së truallit të parkut “Rinia”, në Tiranë
“1350 metra katrorë tokë janë përvetësuar me një çmim qesharak, në një kohë kur toka nuk ka qenë private, në një kohë kur toka nuk ka qenë pronë e Bashkisë së Tiranës, por tokë publike, pronë e shtetit, për të cilin përgjegjëse direkt është qeveria qendrore. Në regjistrimin e pronave që është bërë në vitin 2006 Agjencia e Pronave përcakton se kjo është një tokë publike, jo në autoritetin e Bashkisë së Tiranës. Sidoqoftë, toka i kalon Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit”, - tha Berisha.