E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, konsultë me Bashën dhe Blushin në shtëpinë e tijNga Antena brenda familjesPardje Sandri vendosi të bënte një takim me bazë të gjerë për të marrë vendimet e duhura për të ardhmen. Ftoi Lul Bashën dhe Ben Blushin në shtëpinë e tij. Shtëpia, e c

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, konsultë me Bashën dhe Blushin në shtëpinë e tijNga Antena brenda familjes

Pardje Sandri vendosi të bënte një takim me bazë të gjerë për të marrë vendimet e duhura për të ardhmen. Ftoi Lul Bashën dhe Ben Blushin në shtëpinë e tij. Shtëpia, e cila është te shtesa pa leje prej 5 katesh te një pallat afër Liceut, bie në sy keq, se Sandri e ka tejndriçuar dhe askush nuk hyn dot pa e vënë re. Ky ishte shqetësimi i parë që krijoi darka. U vendos që, kur të vijë Basha, dritat të mos fiken, pastaj, kur të vijë Blushi, roja t’i ulë nja 2 minuta, sa të hyjë ai në ashensor. Dhe ashtu u bë.

Tema e bisedës ishte si të forcohej pushteti i Sandrit në PS dhe PD. Në fillim u nis me PD. Gjithë shqetësimi i Sandrit ishte si duhej shmangur grupi që Berisha vazhdonte të mbante afër, Bode, Patozi, Olldashi dhe Topalli.

- N.q.s. doktori nuk i heq ata, unë do marr vendimet e mia, - tha Sandri. - Unë do t’ua q… robt, se nuk punoj për ata b…q... unë. Ai të bëjë ç’të dojë, në daç t’i zgjedhë, në daç jo, unë, po i la prapë në pushtet, do t’u kthehem t’u q… robt. Se kështu forcoj dhe TV, se më thonë qendër zëri e doktorit. Ia kam dhënë skemën me kohë. Në vend të Topallit, Lul Bashën në parti, në vend të Ridvanit, Ben Imamin, në vend të Patozit, Mesila Dodën, pastaj Olldashit ia q… robt, e zhduk për 24 orë. Po i la akoma, unë kam sherr me të. Se mua m’u q… nëna, po s’po fitoj asgjë. Dhe ato gjëra që kam fituar, i kam marrë me zotësinë time, asnjë gjë s’më ka dhënë.

Luli po e dëgjonte si i mekur. Edhe kishte qejf të dëgjonte gjëra të tilla, dhe s’ia mbante.

- Mos më rri si guhak, se je pak k… dhe ti. Shkon aty me Fazlliçin dhe kunatin dhe të filmojnë ata b…q... Po mos ki merak, se ua kam çu nja 5 gjoba atyre dhe i kam thënë doktorit, po nuk shkuan kontrolle tatimore, që kur kanë lindur deri më sot, nuk iu ndahem.

- Jo mo Sandër, po kam hall se del llafi mo burrë që e kemi bërë si plan dhe nxehet doktori.

- Po ç’ke o me doktorin ti, se e ndreq unë me atë. Ti rri gati për planin që kemi fol. Po s’i hoqi ata, do t’i q… robt, do t’i bëj mut. Se pastaj do t’u kthehem këtyre të PS. Po të mbaroj me ju këtë javë.

- Po ç’do na kthehesh ne Sandër? Ne na u q… nëna, se mbetëm rrugëve. Kështu si po e çon punën doktori, ne mbetemi jashtë parlamentit, - tha Blushi.

- Mos e ça trapin. E kemi bërë planin. Doktori ka vendosur që deri në gjashtë muaj ta çojë në ekstrem, me shpresë që Rama nuk do t’ju lërë ju të futeni në parlament dhe ne t’ju zëvendësojmë. Po ju zëvendësuam dhe bëmë dhjetë vetë, pastaj ia q… robt. Bëhemi 84 vota, ndryshojmë dhe Kodin Elektoral si e do Meta, dhe futemi në zgjedhje të reja. Ja q… robt fare atij. I themi, po deshe, eja fito pastaj.

- Mirë e ke ti, po shumë teorik. Po qe se ata nuk hyjnë fare në Kuvend, ka problem me të huajt.

- Ça problem ka me të huajt mo burrë. Francezët i kemi me vete. Deshën helikopterët, ua blemë. U premtoi doktori, ua bleu. Madje i ngeli qejfi dhe Lulit dhe Fazlliçit që s’ia dhamë firmës së tyre. I tha doktori: “Herë tjetër, këtë radhë ua kam premtu francezëve.”

- Ashtu është. Jo mo, s’na ngeli qejfi ne, s’ka problem, se ka punë plot. Puna është si ta zgjidhim punën që të marrim partinë në Kuvend, fusim dhe këtë Argitën fillimisht në Këshill Kombëtar dhe pastaj i kemi punët në terezi.

- Mos ça kokë. Unë e kam betejë të jetës këtë. O këta që dua unë, o do t’i q.. robt. Le këta k… e Gjykatës së Lartë që bëjnë sikur dhe hedhin short. Më iku truri sot. E mora doktorin në telefon, po ishte shumë i qetë. “Le, le, se i kam të mitë, - tha. - Do t’i japin përgjigjen e merituar kërkesë-padive.”

- ǒdomethënë kjo? - tha Luli.

- Që do fshijnë prapanicën me to, çfarë do me thënë. Pse doktorit do t’i heqin imunitetin ata? U q.. robt, i shkrin fare. Për Mediun ma la pak si me dyshim, por dhe për atë tha që “ka shumë mundësi që Gjykata të vendosë drejt dhe të mos e konsiderojë çështjen.”

- Ëhë, e kuptova, - tha Luli. - Se puna është mos të krijohet precedent, se pastaj fillojnë nga e para, kush duron prapë gjykata aman.

- As mos e rruaj fare. Si thu ti Blusho, ia mban b… Gjykatës t’u heqë imunitetin këtyre?

- Nuk di ç’të të them Sandër. Kjo është njësoj sikur të pyesësh një kurvë, a bën t’ia dredhësh burrit. Po qe se i leverdis, ia dredh, po qe se s’i leverdis, nuk ia dredh. S’ka punë frike këtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›