E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fut në sherr Nasip Naçon me Sokol Dervishin, përplasen me grushta

Share

Përpjekjet e Berishës për të mbajtur lidhje personale me Ministritë e drejtuara nga LSI, kanë futur në sherr Ministrin Nasip Naço me zëvendësministrin Sokol Dervishi. Sherri ka degjeneruar në përleshje fizike me grushta. Burime të rezervuara nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se ditën e djeshme zëvendësministri Sokol Dervishi kishte marrë porosi nga kryeministri Berisha për disa materiale, kontrata me disa kompani të huaja. Ndërsa Dervishi po bënte gati dosjet, ministri Naço është njoftuar nga njerëzit e tij dhe këtu ka plasur konflikti.

Naço nuk ka pranuar që të dalin kontratat nga Ministria pa dijeni të tij dhe e ka quajtur të pandershme që kryeministri të bëjë lidhje direkte me vartësit e tij. Kaq ka mjaftuar që sherri të degjenerojë në dhunë fizike.

Berisha ka një traditë të gjatë të krijimit të raporteve personale me zyrtar të lartë, duke shmangur titullarët që nuk i ka qejf. Nasip Naço, ish- prokuror, ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës në shtator të vitit 1998, dhe ka bërë deklaratë publike duke e kërcënuar atë me jetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›