E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha garanci vetem per ligjet qe kerkojne tre te pestat e votave

Asnje fjale per emerimet e krereve te institucioneve te larta

Dy ministrat e Jashtem te vendeve fqinje ne kuader te vizites se tyre ne Tirane jane takuar edhe me kreun e qeverise Sali Berisha i cili i ka dhene garanci maksimale se mazhoranca do te jete e hapur te pranoje propozimet e opozites per reformat qe kerkohen ne vend. Kryeministri shprehu vullnetin e plote te qeverise dhe te mazhorances se drejtuar prej tij per te bashkepunuar me opoziten ne permbushjen me konsensus te te gjitha prioriteteve si dhe per te votuar bashkerisht te gjitha ligjet apo vendimet qe kerkojne shumice te cilesuar theksohet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Ministrave per kete ceshtje. Berisha mesohet se eshte shprehur se e mirepret kthimin e opozites ne Parlament duke theksuar deshiren qe kjo te shenoje rikthimin e dialogut politik brenda ketij institucioni. Kryeministri ka theksuar se 12 prioritetet e percaktuara ne Opinion perbejne axhenden e punes se qeverise shqiptare dhe i njohu te dy ministrat me punen dhe arritjet e qeverise ne zbatim te ketyre prioriteteve si dhe ne permbushjen e nje sere reformash me rendesi ne funksion te ketij procesi. Ne njoftim theksohet se te dy ministrat shprehen kenaqesine per viziten dhe e siguruan Kryeministrin se te dy vendet qe ata perfaqesojne Italia dhe Greqia jane jo vetem fqinje te mire por dhe miq dhe aleate te medhenj te Shqiperise ne procesin e integrimit europian. Te dy ministrat pasi e falenderuan Kryeministrin per vullnetin e qarte ne drejtim te integrimit ne BE shprehen besimin se institucionet dhe aktoret politike shqiptare ne mazhorance dhe opozite do te konkretizojne ne kohe hapat konkrete te nevojshem ne funksion te integrimit europian theksohet ne faqen e Keshillit te Ministrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›