Berisha: Politikë penale më të ashpër për korrupsionin
Kryeministri Berisha ka kërkuar sot një politikë penale më të ashpër për të gjithë zyrtarët të cilët përfshihen në korrupsion. Duke folur në konferencën me temë “Për një qeverisje më të mirë” të organizuar nga Banka Botërore, kreu i qeverisë theksoi se duhet të faktohet që në raport me këtë vepër penale zyrtarët e çdo niveli të jenë të barabartë para ligjit.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e angazhuar në luftën me tolerancë zero ndaj korrupsionit që sipas tij është e keqja më e madhe në një shoqëri.
“Nuk ka armik më të egër për njeriun e lirë sesa korrupsioni. Asnjë reformë nuk mund të ketë sukses nëse nuk do të ketë luftë ndaj korrupsionit” ka theksuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se lufta kundër krimit të organizuar përbën një nga drejtimet më themelore të qeverisë duke shtuar se agjensitë kanë rritur eficencën e punës dhe kanë dëshmuar partnerit të shkëlqyer me ndërkombëtar si dhe përgjegjësi të lartë në zbatimin e ligjit.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria është angazhuar për dixhitalizimin e të gjitha procedurave pasi është janë më tranparente.